Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti në takim ministrin e Mbrojtjes së Çekisë, Alexandr Vondra

27 Shtator, 2010

Prishtinë, 27 shtator 2010
 

Zëvendëskryeministri i Qeveris së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Çekisë, z. Alexandr  Vondra. Në takim është biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon dhe për bashkëpunimin dypalësh në mes të Kosovës dhe Çekisë. Në takim ka marr pjesë edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar ministrin çek për mbështetjen e Republikës së Çekisë për Republikën e Kosovës në ndërtimin e institucioneve demokratike, për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe zhvillimin e proceseve pozitive politike për Kosovën.

“Në veçanti e shpreh falënderimin për kontributin që ka dhënë kontingjenti i ushtarëve çek në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë. Ata kanë lënë familjet e tyre dhe më  angazhimet dhe janë kujdesur për sigurinë e vendit tonë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Temë e bisedime në takim është biseduar edhe për procesin e reduktimit të forcave të KFOR-it në Kosovë. Qeverisë së Kosovës kërkon që reduktim të bëhet krahas ngritjes së kapaciteteve të sigurisë së Kosovës dhe afrimit të të Kosovës në rrugën e integrimit në NATO, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Në takim është biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rreth Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për implementimin e dokumentit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të presidentit Ahtisari.

“Kosovë po ecë në rrugën e integrimeve evropiane, dhe presim progres në procesin e liberalizimit të vizave dhe në proceset tjera integruese, për çka besoj se Republika çeke ka luajtur dhe do të luaj rol shumë pozitiv”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Ministri i Mbrojtjes së Çekisë, Alexandr Vondra ka vlerësuar progresin dhe arritjet e Qeverisë së Kosovës. “Këtu po bëhen përparime dhe zhvillime dhe ju përgëzoj për kontributin tuaj për ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, është shprehur ministri Çek Alexandr Vondra.

Zëvendëskryeministri Kuçi dhe ministri Vondra janë pajtuar se Kosova dhe Çekia kanë marrëdhënie të mira dhe do t’i vazhdojnë të thellojnë këto marrëdhënie.

Last modified: 27 Shtator, 2010

Comments are closed.