Prishtinë, 15 shtator 2010
Zyra e Kryeministrit të Kosovës dëshiron t’ia bëjë me dije opinionit publik se përmbajtja e artikullit me titull “Këmbëngulja e Thaçit“, i botuar më datë 14 Shtator 2010 në gazetën “Tribuna Shqiptare” është e pavërtetë, tendencioze dhe qëllimkeqe.
Delegacioni i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Presidenti Fatmir Sejdiu, ka funksionuar në mënyrë unike, të përgjegjshme dhe të dinjitetshme në të gjitha veprimet e veta shtetërore, gjatë vizitës së fundit në Nju Jork dhe veçanërisht në kuadër të aktiviteteve në OKB.
Last modified: 15 Shtator, 2010