Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Sot lirisht mund të themi se bota, institucionet më të larta botërore e kanë legalizuar në aspektin juridik dhe politik shtetin tonë të pavarur dhe sovran

14 Shtator, 2010

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur sot  një  ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të Universitetit  Amerikan të Kosovës. Në vazhdim po e japim të plot ligjëratën e kryeministri Thaçi.

Prishtinë, 14 shtator  2010

Të nderuar studentë,
Të nderur profesorë,
Zonja dhe zotërinj

Jam i nderuar sot që gjendem në mesin tuaj për të bashkëbiseduar për tema të rëndësishme që ndërlidhen me të sotmen dhe të armen e shtetit tonë dhe të qytetarëve.

Javën e kaluar mbajta një ligjëratë në Universitetin e njohur të Kolumbias në Nju Jork. Të nderuar student deri sa flisja mendoja se Kosova mund të ketë universitete të atij profili të lartë botëror. Tani që jam në mesin tuaj në këtë universitet të nivelit të veçantë bashkëkohor jam i bindur që Kosova është në rrugë të sigurt për të arritur ato nivele të larta akademike sikur të Universitetit Kolumbia dhe shumë të tjerëve anë e kënd botës.

Universiteti Amerikan në Kosovë  është një institucion i vlerësuar dhe i respektuar lartë që ka kontribuar në ngritjen e standardit të arsimit të lartë në Kosovë si dhe në ofrimin e hapësirës e të debatit dhe të zhvillimit akademik dhe civil në Republikën e Kosovës. 

Qeveria e Republikës së Kosovës ka një traditë të mirë të bashkëpunimit me këtë universitet në të cilin kanë studiuar dhe studiojnë edhe një numër i konsiderueshëm i shërbyesve civil falë mbështetjes që ne dhe partnerët tanë i kemi dhënë programit të studimeve të administratës publike dhe të nivelit master.

Veçanërisht ndjehem mirë për faktin se në këtë sallë jeni kryesisht vajza dhe djem te rinj që sapo keni filluar studimet. Ju jeni përfaqësuesit e fytyrës së re dhe të vërtet të Kosovës. Ju jeni evropianët e ri me shumë energji vullnet si dhe vizion të ndërtuar një Kosovë moderne e të zhvilluar.

Të nderuar studentë,
Të nderur profesorë,

Siç e dini, me 22 korrik të këtij viti GJND e njohu dhe legalisht e legjitimoi vendin tonë shtetin tonë në bashkësinë ndërkombëtare. Ky legjitimin e shprehjes vullnetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe i vendimeve të institucioneve tona ishte një fitore e madhe.

Javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara pasoj edhe një fitore tjetër e cila i dha edhe vulën politike verdiktit legal të GJND-së . Sot lirisht mund të themi se bota , institucionet më të larta botërore e kanë legalizuar në aspektin juridik dhe politik shtetin tonë të pavarur dhe sovran . Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës ishte prezent në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës në mënyrë zyrtare gjë që shënon një kualitet të ri në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Kosovës e ka mirëpritur rezolutën e miratuar që respekton vullnetin e qytetarëve të shtetit ton dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Unë kam qenë i bindur se një rezultat të tillë do të arrihet ngaqë ne kishim të drejtën në anën tonë, kishim mbështetjen e botës demokratike, gjithashtu.

Të nderuar studentë,

Me tërheqjen e draft rezolutës së saj fillestare, dhe me përpilimin e rezolutës së re nga Bashkimi Evropian dhe të përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia ka pranuar realitetin e ri të krijuar në Kosovë dhe në rajon. Po ashtu ky është hapi i parë i ndryshimit të kursit të politikës së Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit. Shpresoj  se politikën e konfrontimit dhe dhunës do ta zëvendësoj ajo e bashkëpunimit dhe paqes. Duke pranuar një rezolutë që njeh dhe respekton vullnetin tonë dhe mendimin e GJND-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, dhe secili shtet veç e veç kanë dhënë një kontribut të veçantë për paqen dhe stabilitetin dhe politikën e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë.

Me këtë rezolutë OKB ka lëvizur pozitivisht në raport me qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe ju ka hapur rrugë edhe vendimeve tjera që do ta njohin subjektivitetin tonë shtetëror dhe kombëtarë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur të popullit të Kosovës, njohjet nga shumë shtetet të botës, mendimi i GJND-së, dhe kjo rezolutë e OKB-së, janë bashkuar në një pikë takimi të fuqizimit të të drejtës sonë për shtet të pavarur dhe sovranitet të plotë.

Republika e Kosovës do të veprojë me përgjegjësi dhe konstruktivitet, me mençuri respekt

Për botën demokratike që po na përkrah në mënyrë meritore . Këto zhvillime kanë hapur një perspektivë për konsolidimin e shtetit të ri , njohjeve të reja dhe anëtarësim të Kosovës në të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Të nderuar studentë,
Të nderur profesorë

Duke njohur mendimin e GJND-së Rezoluta ka përcaktuar vijat e bashkëpunimit mes nesh dhe shteteve të tjera përfshirë edhe Serbinë si dy shtete sovrane. Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinje  dhe ballafaqohen me sfida të përbashkëta për tu integruar në NATO dhe në BE . Ne do të jemi në partneritet me hapat e mëtutjeshëm me SHBA –në , BE-në si partnerë seriozë dhe ne do ti realizojmë synimet tona për paqe dhe stabilitet në rajon dhe integrim në NATO dhe në BE.
 

Të nderuar studentë,
Të nderur profesorë

Dua tu garantojë sot edhe juve këtu se nuk ka dilema për të ardhmen . Ardhmja e shtetit tonë është e sigurt. E ardhmja e jonë është e sigurt dhe shumë më e mirë . Ne do të vazhdojmë të forcojmë shtetin tonë të ri dhe do të marrim vendime për zhvillimin ekonomik të udhëhequr nga sektori privat . Ne do të forcojmë sundimin e ligjit duke goditur krimin e organizuar , korrupsionin dhe të gjitha dukuritë negative. Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me BE për ti plotësuar kriteret për anëtarësim . Fillimi i shpejt i procesit të liberalizimit të vizave do të jetë përfitimi i parë i kësaj përpjekje brenda këtij viti.
 
Të nderuar studentë,
Të nderur profesorë

Duke ju falënderuar për mundësinë që ma keni dhënë për të qenë në mesin tuaj dua të përfundoj duke ju siguruar se pavarësisht shumë sfidave që Kosova ka pasur, kemi ngadhënjyer , pavarësisht sfidave që do ti kemi për të ardhmen kam besim të plot se do t ia dalim bashkërisht.

Ju faleminderit!

Last modified: 14 Shtator, 2010

Comments are closed.