Zyra e Kryeministrit

Diskutimi në “Fol Hapur”

12 Prill, 2018

Me datë 12.04.2018 kam marrë pjesë në diskutimin “Fol Hapur”, të organizuar nga Lëvizja Fol. Gjatë këtij bashkëbisedimi me pjesëmarrësit, u fol për çështjet aktuale të vendit, dhe gjithashtu pranova pyetje të ndryshme nga gazetarët dhe studentët e pranishëm nga lëmi i shkencave politike.

Shpalosa objektivat qeverisëse, dhe se Qeveria që udhëheq ka filluar pas një procesi zgjedhor, që ka ardhur si rezultat i ndarjes politike të partnerëve të mëhershëm dhe zgjedhjeve që janë mbajtur. Formimi i kësaj qeverie nuk ka qenë proces i lehtë. “Nga marrja e përgjegjësive si qeverisje, kemi qenë të interesuar në agjendat kyçe, e këto ndahen në dy: rendi dhe ligji; dhe ekonomia, por, poashtu kujdes i kemi kushtuar edhe shëndetësisë, arsimit e me radhë”, dhe preokupim i vazhdueshëm ka qenë edhe pozita rajonale dhe ndërkombëtare e vendit tonë. Qeveria edhe sot është mjaftë e sfiduar, për shkak të proceseve qeverisëse në vend.

E mira e gjithë kësaj, është se po përballemi me realitetin dhe nuk po i ikim atij, nuk po i zgjedhim vetëm temat e lehta dhe të mira, por të gjitha ato që i ka Kosova, duke i trajtuar me respekt, tha kryeministri Haradinaj.

Çështja e dialogut me Serbinë, Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, formimi i ushtrisë së Kosovës, luftimi i korrupsionit, çështja e njohjeve të Kosovës, por edhe për zhvillimet e fundit lidhur me arrestimin e zyrtarit serb, Marko Gjuriq, deportimin e shtetasve turq, si dhe tema të tjera me rëndësi.

Dialogu, duhet të kalojë në fazën finale, e që është njohja reciproke mes dy vendeve. Faza finale është vullnet politik i vendimmarrësve të mëdhenj dhe për këtë fazë edhe presidenti Trump dhe kancelarja Merkel, kryeministrja May dhe presidenti Macron, duhet të gjejnë kohë të merren me Kosovën.

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është një proces serioz që është nisur, i bazuar në obligimet që ka Kosova, dhe e gjitha që ndërtohet si statut i Asociacionit, duhet të verifikohet në Gjykatë Kushtetuese.

Çështja e luftës kundër korrupsionit, është çështje e këtij vendi, e kësaj shoqërie dhe në çdo etapë të avancimit tonë drejt BE-së, tema e korrupsionit do të jetë çdo herë e më e nxehtë dhe do të jetë proces që kurrë nuk ndalet.

Formimi i ushtrisë së Kosovës, nuk është pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe. “Kosova e ka një opsion, që është ligji, një ndryshim në bazë të ligjit dhe duhet ta konsumojë arritjen që të gjitha palët të sigurohen që Kosova është e gatshme, që përmes ndryshimeve kushtetuese, të arrihet dalja për këtë temë”.

Zgjidhja e temave të rënda, të vështira, të temave që kërkojnë shumë energji, i bën fitues të gjithë. Nuk do të humb dikush nëse zgjidhim tema që kanë pritur me vjet. Nuk ka spektër politik që nuk fiton nesër.

Last modified: 12 Prill, 2018

Comments are closed.

×