Prishtinë, 11 nëntor 2008
I nderuari Kjartan Björnsson,
I nderuari Frode Mauring
Të nderuar anëtarë të Qeverisë
Zonja dhe Zotërinj,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dëshiroj mirëseardhje në lansimin e kësaj nisme të përbashkët të Qeverisë së Kosovës, të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe të UNDP-së, për lehtësimin e kthimit dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur në Republikën e Kosovës, në shoqërinë e Kosovës dhe në institucionet e saj.
Sot, ne lansojmë projektin e përbashkët “Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë”.
Qeveria e Kosovës udhëhiqet nga parimi që Kosova është vendi i të gjithë qytetareve të saj, pa asnjë lloj diskriminimi ndaj përkatësisë etnike apo besimit fetar të tyre.
Në aspektin institucional dhe ligjor, Kushtetuta e jonë moderne dhe shoqëria jonë demokratike dhe shumë-etnike, garantojnë trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve. Çdo qytetar i Kosovës është i barabartë para ligjit.
E kaluara ka qenë e shpesh e hidhur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund ta tejkalojmë atë, duke ndërtuar të ardhmen. Populli i Kosovës është duke tejkaluar këtë dhe ka pranuar realitetin e Planit të Ahtisaari, që është themeli i pavarësisë së Kosovës.
Komunitetet që kanë qenë të zhvendosur nga Kosova, posaçërisht ato të etnisë serbe, nuk duhet të kenë frikë ndaj kthimit në vendin e tyre. Ata ende kanë strehë në Kosovë, dhe Qeveria e Kosovës mund t’ju ndihmojë për rindërtimin e jetës së tyre.
Nisma e ditës së sotme do të shpërndajë 7 milion Euro për projektin “Kthimi dhe Ri-integrimi në Kosovë,” duke përfshirë 3.3 milion Euro të mbështetjes për këtë proces të kthimit nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian, 0.4 milion Euro nga UNDP-ja, dhe 1.1 milion Euro nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Ky projekt do të angazhojë aktorë qeveritarë dhe jo-qeveritarë në nivelin qendror dhe komunal për ta siguruar kthimin e qëndrueshëm në Republikën e Kosovës për refugjatët dhe pakicat e zhvendosura.
Ky projekt është i lidhur më zhvillime të tjera legjislative dhe pozitive të Qeverisë në fushat e të drejtave kulturore dhe të pakicave. Është arritur progres në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, veçanërisht për kulturat e banorëve minoritarë të Kosovës. Qeveria, madje edhe në ditët të fundit, ka miratuar Strategjinë për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.
Qeveria ka themeluar Zyrën për Komunitete në Zyrën e Kryeministrit, Këshillin Konsultativ për Komunitete dhe ka miratuar Ligjin për të Drejtat e Komuniteteve. Këto masa institucionale dhe ligjore janë ndërmarrë për t’i mbrojtur edhe më shumë të drejtat e komuniteteve në Kosovë, që të gjithë komunitetet mund t’i gëzojnë privilegjet e barabarta dhe mbështetjen e barabartë institucionale.
Simbolet shtetërore të Kosovës ri-theksojnë zotimin tonë për një shoqëri shumë-etnike, nuk diskriminojnë ndonjë grup etnie, përkundrazi simbolizojnë synimin tonë për integrimin shoqërorë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Me mbështetjen e aktorëve ndërkombëtarë në Kosovë, fqinjët tanë rajonalë dhe bota janë dëshmitarë të zotimit tonë për një të ardhme të përbashkët të qytetarëve të Kosovës.
Kjo e ardhme siguron një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës; siguron një Kosovë dhe rajon më stabil e paqësor, dhe nxit zhvillimin e Kosovës, zhvillimin dhe progresin drejt së ardhmes së integrimit Euro-Atlantik.
Së pari, ne duhet të bashkohemi si qytetarë të Kosovës dhe vetëm pas kësaj mund të bashkohemi si qytetarë të familjes evropiane.
Ne falënderojmë UNDP-në dhe Komisionin Evropian për bashkëpunimin në ketë projekt dhe falënderojmë UNDP-në për rolin e tyre në implementimin e këtij projekti.
Last modified: 11 Nëntor, 2008