Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Rinia të ketë besim në përkrahjen e fuqishme nga institucionet, ne po angazhohemi seriozisht në reforma të arsimit – drejt përgatitjes moderne të rinisë sonë

14 Nëntor, 2008

Prishtinë, 14 nëntor 2008

Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e prezantimit të Programit të Tregut Aktiv të Punës për të Rinj, organizuar nga UNDP-ja

I nderuari Z. Mauring,

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Norvegjisë,

Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Zonje dhe zotërinj,

 

Ju dëshiroj mirëseardhje në prezantimin e të arriturave të Programit Tregut Aktiv të Punës për të Rinj. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen për punën e bërë me anë të këtij programi.

Programi, rezultatet e të cilit po i prezantojmë, është një përpjekje e përbashkët nga UNDP dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjithashtu, dua t’i falënderoj Qeveritë e Norvegjisë dhe Danimarkës për mbështetjen e tyre të çmuar për këtë projekt.

Në veçanti, dëshiroj ta përgëzoj, z. Mauring nga UNDP, ministrin Rashiq, dhe stafin e tyre, të cilët kanë bashkëpunuar ngushtë në realizimin e këtij programi.

Republika e Kosovës është vendi me popullsinë më të re në Evropë, me rreth 50% të moshës 19-34 vjeç. Ky program ka në fokus pikërisht këtë grupmoshë, e cila ka qenë dhe do të jetë në vazhdimësi përfituese më e madhe e kësaj nisme.

Është inkurajuese shifra prej mbi 7,000 punë kërkues që kanë marrë mbështetje nga ky Program. Politikat aktive të punësimit kanë siguruar punësim afatshkurtër për mbi 3,000 punë kërkues, nga të cilit, 15% pjesëtarë të komuniteteve pakica.

Ndërsa rreth 4,000 punëkërkuesëve u është siguruar punësim afatgjatë, 12% prej të cilëve nga komunitetet pakica.

Përveç kësaj, 44% të punëkërkuesve kanë marrë mbështetje nga ky program në punësimin e tyre në punë publike, 30% kanë marrë subvencione në pagat e tyre, dhe 20% kanë marrë mbështetje në trajnimin në punë.

Këto të dhëna janë vetëm një shembull i zotimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në bashkëpunim me faktorin relevant ndërkombëtarë në Kosovë për krijimin e vendeve të punës dhe nxitjen e ekonomisë tonë. Zhvillimi dhe përfitimi ekonomik është i domosdoshëm për të gjithë qytetaret e Kosovës, pa dallim te përkatësisë së tyre etnike.

Ky program përfshinë punëkërkues nga e gjithë Republika e Kosovës, duke ritheksuar faktin që kjo Qeveri dhe programet e saj gjithëpërfshirëse qeveritare nuk shohin lindje apo perëndim, veri apo jug të Kosovës; përkundrazi ne i shohim të gjithë qytetaret tanë si të barabartë dhe vendin tonë si bashkuar, pa ndarje rajonale apo etnike. 

Rinia jonë mund të ketë besim në përkrahjen e fuqishme nga institucionet e tyre; ne kemi filluar një angazhim serioz në reforma të arsimit nëpër shkolla dhe universitete, drejt përgatitjes moderne të rinisë sonë; ne kemi mbështetur projekte sikur ky, drejt përgatitjes së tyre për pjesëmarrje të qëndrueshme në fuqinë tonë punëtore.

Duhet përmendi edhe bizneset e vogla apo të mesme që e kanë mirëpritur dhe përfituar nga kjo fuqi e re punëtorësh, duke qenë konstruktivë dhe duke sjellë profit në kompanitë e tyre.

Republika e Kosovës ka fuqi punëtore të përgatitur. Këta punëtorë të rinj dhe të aftë janë të etur për mundësinë e punësimit që rrjedh nga investimi i huaj në Kosovë.

Zotimi i  Qeverisë për një infrastrukturë të përmirësuar dhe një fuqi të re punëtore duhet të shërbej si një dritë jeshile për investitorët, sepse investimi i tyre është i mirëseardhur, dhe i qëndrueshëm në Republikën e Kosovës. 

Ne krenohemi me arritjet e deritanishme të Programit. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë ta përkrah dhe ta zhvillojë këtë projekt, me ndihmën gjeneroze të donatorëve dhe partnerëve tanë.

Ne e kuptojmë që rinia, shtylla e kësaj ekonomie dhe e  shtetit tonë, kërkon ende më shumë kujdes dhe investim të fokusuar në zhvillimin e tyre të qëndrueshëm; kjo më pas do të rezultojë në zhvillimin e vazhdueshëm të ekonomisë së tregut të vendit tonë.

Ju faleminderit.

Last modified: 14 Nëntor, 2008

Comments are closed.