Prishtinë, 22 qershor 2008
E nderuara familje Rexhepi,
Të nderuar zyrtarë të Prefekturës së Vlorës,
Vdekja tragjike e prefektit Xhevahir Rexhepi ishte lajm i hidhur për mua dhe delegacionin që kryesoja gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.
Ky lajm ishte i hidhur aq më shumë kur qyteti i Vlorës një ditë më pare më shpalli “Qytetar Nderi”.
Familjes Rexhepi i shpreh ngushëllimt më të sinqerta, duke kërkuar që të mbahen të forte.
Të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të prefektit Rexhepi u shpreh ngushëllimet më të thella në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës
Last modified: 22 Qershor, 2008