Prishtinë, 6 shkurt 2009
Pas takimit që ka pasur me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, eurodeputeti Joost Lagendijk, ka zhvilluar një takim pune edhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, ku ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi u shprehu mirënjohje për Rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, si dhe njoftoi deputetin e Parlamentit Evropian për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës lidhur me thellimin e angazhimeve për procesin e integrimeve evropiane dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në vend.
Z. Lagendijk u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me Qeverinë së Kosovës me komunitetin ndërkombëtare, veçanërisht me ICO dhe EULEX dhe inkurajoi Qeverinë e Kosovës të vazhdojë me këtë bashkëpunim.
Në takim u fol edhe për procesin e privatizimit dhe masat të cilat Qeveria e Kosovës është duke i ndërmarrë për të inkurajuar investimet e huaja në vend.
Procesi i decentralizimit, përfaqësimi i komuniteteve në institucionet e Kosovës si dhe procesi i kthimi, ishin çështje për të cilat Eurodeputeti shfaqi mirëkuptim të plotë me Qeverinë e Kosovës.
Z. Langendijk u interesua edhe për Rastin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si dhe për njohjet e reja të shtetit të Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni e njoftoj delegacionin nga Brukseli për pozicionin e Kosovës lidhur me këtë çështje dhe për procesin në tërësi lidhur me opinionin e Gjykatë Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe paralajmëroi njohje të reja para dhe pas festimit të përvjetorit të parë të Pavarësisë së Kosovës.
Last modified: 6 Shkurt, 2009