Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndetë angazhimin efektiv të Shërbimit Policor të Kosovës në rastin e sulmit mbi familjen e kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi.
Prishtinë, 8 qershor 2008
Qeveria vlerëson se ky përkushtim i Shërbimit Policor të Kosovës, garanton që vlerat themelore të shoqërisë dhe shtetit që po ndërtojmë, liria, siguria dhe prona e qytetarëve, janë të paprekshme dhe nuk mund t’i cenojë askush.
Qeveria mbështetë hetimet e mëtejmë në zbardhjen e tërësishme të sulmit mbi familjen e kryeministrit Thaçi.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur të vazhdojë betejën kundër të keqes, për të mirën e vendit dhe gjithë qytetarëve.
Last modified: 8 Qershor, 2008