Prishtinë, 16 nëntor 2008
Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të palëkundur për zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari në tërësinë e tij dhe në tërë territorin e Kosovës.
Në këtë drejtim, Qeveria është e përkushtuar që të thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Zyrën Civile Ndërkombëtare dhe z. Pieter Feith, me misionin EULEX dhe z. Yves de Kermabon, si dhe me të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare në vend, që punojnë për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Last modified: 16 Nëntor, 2008