Prishtinë, 5 shkurt 2009
Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dhe mirëpret miratimin e sotëm të Rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian, si dhe vlerëson lart gatishmërinë e shprehur për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin e saj ekonomik dhe politik. Kjo Rezolutë është shenjë e qartë e përkrahjes evropiane për Republikën e Kosovës dhe e përkushtimit për një perspektivë evropiane për Kosovën dhe gjithë rajonin.
Rekomandimi i rezolutës për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e ka bërë këtë është lajm i mirë për institucionet dhe për gjithë qytetarët e vendit. Qeveria e Kosovës merr parasysh të gjitha rekomandimet e Rezolutës dhe zotohet se do të punojë me përkushtim, së bashku me të gjithë partnerët e saj, për të thelluar reformat e nevojshme në drejtim të përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Last modified: 5 Shkurt, 2009