Zyra e Kryeministrit

Diskutimi publik i Draftit final të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore

27 Mars, 2008

Prishtinë, 27 mars 2007

Agjencia për Barazi Gjinore -Zyra e Kryeministrit, organizoi takim për diskutimin publik të draftit final të Programit të Kosovës për Barazi Gjinore (PKBGJ),  të cilin e kryesoi u/d. Kryeshefja e ABGJ-së, Shqipe Krasniqi dhe Izet Sadiku, kryetar i këshillit drejtues për hartimin e PKBGJ-së. Zyrtarët ne fjalë për të pranishmit prezantuan objektivat, veprimet, linjën buxhetore të PKBGJ-së si dhe aktorët e  përfshirë në proces.  Fjalim rasti në ketë takim ka mbajtur edhe kryetari i Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, mundësi te barabarta, barazi gjinore, persona te pagjetur  dhe peticione, Ismet Beqiri.  Në këtë takim koordinatorët e grupeve te punës, ekspertë te fushave të ndryshme te jetës shoqërore politike dhe SHPK-së  prezantuan kapitujt e PKBGj-së.
Gjatë  takimit, në te cilin morën pjesë zyrtarë te nivelit qendror, komunal, shoqëria civile, OSBE-ja, UNDP-ja dhe UP-ja, u diskutua dhe u benë vërejtjet finale rreth çështjeve përmbajtjesore dhe financiare te Draftit të  PKBGJ-së.
Kryeshefja e ABGJ-së përmbylli takimin duke i falënderuar  te gjithë aktorët  për  kontributin në hartimin e PKBGJ –së,i cili sikur  theksoi ajo” është produkt i ekspertëve ministror, komunal dhe i shoqërisë civile. ABGJ/ZKM , ka  pasur vetëm një rol të sekretarisë koordinuese por ABGJ/ZKM gjithashtu  ka nderin që  programin  ta prezantojë në Qeveri  si punë të përbashkët”
 
Programi i Kosovës për barazi gjinore paraqet një program strategjik për integrimin e perspektivës gjinore në veprimet politike të Qeverisë së Kosovës.
 
PKBGJ-ja është financuar nga UNMIK-u  dhe ABGJ/ZKM  do të paraqes  në Qeveri për  miratim  në fund te muajit mars.

Last modified: 27 Mars, 2008

Comments are closed.

×