Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, priti shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Hungarisë në Prishtinë, z. Zoltan Imecs

28 Mars, 2008

Prishtinë, 28 mars 2008
 
Kryeministri Hashim Thaçi ka pranuar letrën e ministrit të Jashtëm të Hungarisë, përmes të cilës konfirmohet njohja zyrtare e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës nga Hungaria. Letrën, kryeministrit ja dorëzoi shefi i zyrës hungareze ne Prishtinë, z. Zoltan Imces.
 
Kryeministri, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, ka shprehur falënderimet për shtetin dhe popullin hungarez për njohjen e pavarësisë dhe për angazhimin në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën. Kosova do të angazhohet në të ardhmen për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale me Hungarinë, në të gjitha fushat e bashkëpunimit.

Shefi i zyrës hungareze ka ritheksuar qëndrimin e qeverisë hungareze në mbështetje të stabilitetit të regjionit dhe beson se pavarësia e Kosovës do t’i kontribuoj këtij stabiliteti.

Last modified: 28 Mars, 2008

Comments are closed.

×