Zyra e Kryeministrit

Mbahet mbledhja e 21-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës

19 Maj, 2008

Prishtinë, 19 maj 2008
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e 21-të, drejtuar nga  kryeministri z. Hashim Thaçi, ka  shqyrtuar dhe miratuar një pako prej gjashtë projektligjesh  të reja, të cilat dalin nga Propozimi Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës të Presidentit Martti Ahtisaari.
 
Në mbledhje u miratuan këto projektligje: Projektligji për Azil; Projektligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës; Projektligji për Menaxhimin e Integruar dhe Kontrollin e Kufirit Shtetëror; Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë; Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Këto projektligje do t’i procedohen Kuvendit për miratim.
 
Kryeministri Hashim Thaçi duke folur për rëndësinë e këtyre projektligjeve ka thënë se, ne po përmbushim obligimet para bashkësisë ndërkombëtare dhe para vetvetes për të kompletuar infrastrukturën ligjore për funksionimin në plotni të shtetit demokratik të Kosovës. 
 
Kryeministri Thaçi tha seinstitucionet e Kosovës do të fillojnë së funksionuari në plotni si institucione të mirëfillta shtetërore, nga 15 qershori kur hynë në fuqi Kushtetuta e Kosovës. Deri atëherë duhet të jemi të gatshëm me infrastrukturën ligjore. Prandaj, edhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës është i një rëndësie jetike, por edhe një përgjegjësi e madhe për vendin, qytetarët, për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon. “Shërbimi i inteligjencës assesi nuk do të jetë me ndikime partiake apo politike, por do të jetë një institucion shtetëror profesional dhe shumetnik, që do t’i kontribuojë paqes dhe sigurisë”, tha kryeministri Thaçi. 
 
Duke e bërë prezantimin e Projektligjit për Shërbimin e Inteligjencës, zëvendëskryeministri Ramë Manaj tha se me këtë projektligj përcaktohet përdorimi i të gjitha mjeteve të arsyeshme dhe ligjore për sigurinë në Kosovë.
 
Lidhur me projektligjin, po ashtu shumë të rëndësishëm, atë për Festat shtetërore, Kryeministri Thaçi përmendi 11 festat shtetërore: Dita e Shpalljes së Pavarësisë, 17 Shkurti, Dita e miratimit të Kushtetutës, Dita Ndërkombëtare e Punës -1 maji, Dita e Evropës , 9 Maji, Festa e Bajramit të Madh, ajo e Bajramit të Vogël, Krishtlindjet me 25 dhjetor,  Krishtlindjet ortodokse, 6 janar, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse.
 
Në pikën, të ndryshme, Kryeministri Thaçi porositi ministrat që të punojnë me përkushtim për përgatitjen e Projektligjit për Ndërmarrjet Publike, Projektligjit për Koncesionet, atë për Presidentin, Qeverinë, Gjykatën Kushtetuese dhe Projektligjin për Protokollin e Shtetit.

Last modified: 19 Maj, 2008

Comments are closed.

×