Zyra e Kryeministrit

Kryeministri, Hashim Thaçi, priti shefen e Zyrës së Çekisë në Prishtinë

22 Maj, 2008

Prishtinë, 22 maj 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Çekisë në Prishtinë, Znj. Janina Hrebickova,  nga e cila ka pranuar konfirmimin zyrtar të Çekisë për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Konfirmimin nga Çekia për zyrtarizimin e njohjes së Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, e ka përshëndetur kryeministri Thaçi duke falënderuar qeverinë dhe popullin çek, për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe popullin e saj.

Last modified: 22 Maj, 2008

Comments are closed.

×