Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionarin e lartë për minoritete të OSBE-së, z.Knut Vollebaek

26 Maj, 2008

Prishtinë, 26 maj 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionarin e lartë për minoritete të OSBE-së, Knut Vollebaek. Gjatë takimit është biseduar për prioritetet e qeverisë së Kosovës dhe posaçërisht për angazhimet për përfshirjen e minoriteteve në Kosovë.
 
Kryeministri Thaçi, ka njoftuar z.Vollebaek lidhur me progresin e arritur të institucioneve të Kosovës në implementimin e dokumentit të presidentit Ahtisari, në respektimin dhe avancimin e te drejtave të minoritarëve, dhe punën për ndërtimin e një shoqërie multietnike efikase në kuptimin e integrimit të plotë të minoriteteve.
 
“Kalimi i përgjegjësive të reja në institucionet shtetërore të Kosovës do të rritet edhe autoriteti ynë dhe do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë z. Thaçi, duke shtuar se gjithë do të punojnë për të mirën e vendit tonë sipas standardeve dhe kritereve evropiane.
Kryeministri Thaçi është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të ngushtë me OSBE-në si mekanizëm i ftuar dhe mirëpritur edhe në procesin e ardhshëm të Kosovës.

Komisionari i lartë për minoritete në OSBE-së, Knut Vollebaek tha se shpreson që Qeveria e Kosovës do ti adresoj të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minoritete dhe do të angazhohet për integrimin e tyre në shoqërinë kosovare si e vetmja rrugë e prosperitetit të Kosovës. 

Last modified: 26 Maj, 2008

Comments are closed.

×