Zyra e Kryeministrit

Të hënën mbahet takimi historik i udhëheqësve të Kosovës, kryeministrit Thaçi dhe presidentit Sejdiu, me presidentin amerikan George W. Bush

20 Korrik, 2008

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi dhe presidenti z.Fatmir Sejdiu do të takohen me presidentin George W. Bush të hënën në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo është vizita e parë në Uashington e udhëheqësve të shtetit të pavarur të Kosovës.
Pritet që presidenti Bush t’iu shprehë udhëheqësve të Kosovës mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumetnik, institucionet e të cilit, do t’iu shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

 
Washington, 20 korrik 2008
 
Pas takimeve tejet të suksesshme në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në Pentagon, të hënën delegacioni kosovar i përbërë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti Fatmir Sejdiu do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, i cili pritet që do t’u shprehë udhëheqëve të Kosovcës mbështetjen e tij të fortë ndaj përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një shteti demokratik, të begatë dhe shumetnik, institucionet e të cilit, t’u shërbejnë gjithë qytetarëve të Kosovës.

Të premten, kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu u takuan me Sekretaren amerikane të Shtetit, Kondoliza Rajs, ku në konferencën e përbashkët për shtyp, e cila u mbajt pas takimit, u veçua vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës pranë flamurit të SHBA-ve.
“Ky është moment historik “, tha Rajs me atë rast.

Sekretarja Rajs po ashtu pat shtuar se “Kosova, presidenti dhe kryeministri i saj kanë mikun e tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Përgëzova kryetarin dhe kryeministrin për progresin e bërë, sidomos në zbatimin e Planit te Ahtisaarit”, tha Rajs.

Znj.Rajs përmendi se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e kanë njohur Kosovën. Po ashtu, ajo kujtoi se edhe shumica e vendeve të KS të OKB-së tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 
Sekretarja Rajs po ashtu tha se SHBA do të vazhdojë ta ndimojnë Kosovën, duke përmendur shumën pre 400 milionë dollarësh, të ofruar në Konferencën e Donatorëve, ndërsa përmendi se gjatë dekadës së fundit, ndihma amerikane për Kosvën kap shifrën prej 1 miliardë dollarësh.

Po ashtu, me nderimet më të mëdha që iu bëhen burrështetasve të vendeve të pavarura dhe me një kordon ushtarësh për rastet solemne, janë pritur në hyrje të Pentagonit udhëheqësit e Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi dhe presidenti Fatmir Sejdiu.
 
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates i ka pritur udhëheqësit e Kosovës në vizitën që shënon takimin e parë bilateral midis dy vendeve të pavarura, e që mbahet në Pentagon.

Dy takimet e së premtes dhe dy të tjerat që pasojnë nesër (e hënë), përfshirë edhe atë kulmor me presidentin George W. Bush, janë vlerësuar si shumë inkurajuese për shtetin e ri të Kosovës dhe një dëshmi se Shtetet e Bashkuara janë një mik i përkushtuar i Kosovës, siç e tha edhe vetë Sekretarja Rice, SHBA do të ndihmojnë Kosovën në çdo mënyrë që munden.

Last modified: 20 Korrik, 2008

Comments are closed.

×