Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Takimi i sotëm me presidentin Bush – besëlidhje e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan

21 Korrik, 2008

“Unë jam kundër çdo ndarje të Kosovës” , tha fuqishëm Presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, pas takimit me kryeministrin Thaçi dhe presidentin Sejdiu  në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, mes tjerash theksoi:
“Takimi i sotëm me presidentin Bush jo vetëm që është forcim i  marrëdhënieve Kosovë-SHBA, por është edhe besëlidhje e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan”.

Uashington, 21 qershor 2008
 
Deklarata e plotë e presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, pas takimit me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe me presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.
 
PRESIDENTI AMERIKAN BUSH: Jam krenar me ju dhe jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës
 
Pata nderin qe prita kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës. Mirë se erdhët, jam krenar me ju dhe jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çdo ndarje të Kosovës. Fuqishëm besoj se misioni i Kombeve te Bashkuara duhet sa me shpejt të transferohet tek Bashkimi Evropian.
Dua t’ju falënderojë shumë që përkrahni të drejtat e pakicav , po ashtu përkrahni zbatimin e plotë të planit të Ahtisarit.
Ne diskutuam një varg çështjesh, diskutuam probleme me të cilat përballet Kosova dhe dëshirën e saj që të njihet nga më shumë shtete të botës. Unë u premtova se SHBA-të do të vazhdojnë të punojnë me ato shtete që ende se kanë njohur pavarësinë e Kosovës që t’i bindim që ta bëjnë këtë sa më shpejtë që është e mundur.
Po ashtu biseduam edhe për çështje ekonomike, për arsimin dhe biseduam për aspiratat transatlantike të Kosovës dhe Serbisë.
U theksova dy liderëve që ata ishin ulur poshtë portretit të Xhorxh Uashingtonit, themeluesit të Shteteve të Bashkuara në liri. Unë e vlerësoj kurajën tuaj, rolin tuaj udhëheqës dhe po ju shpreh angazhimin e Shteteve të Bashkuara se ne do t’ju ndihmojmë për realizimin e ëndrrave tuaja,
 
Deklarata e plotë e kryeministri të Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit me presidentin amerikan Xhorxh W. Bush.
 
KRYEMINISTRI THAÇI: Proamerikanizmi në Kosovë – vlerë për SHBA-të, për djepin e civilizimit botëror
 
Takimi i sotëm me presidentin Bush jo vetëm që është forcim i  marrëdhënieve Kosovë-SHBA, por është edhe besëlidhje e përjetshme mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan.
Ne gjithmonë kemi besuar të SHBA-të dhe ky proamerikanizëm në Kosovë është vlerë për SHBA-të, për djepin e civilizimit botëror.
Institucionet dhe populli i Kosovës do të përulet përjetë, me respektin më të lartë për ju z.President, SHBA-të dhe popullin amerikan.
Kosova është storje e përbashkët e suksesit. Kosovën po e ndërtojmë si vend demokratik, vend të mundësive, me mundësi afirmative për minoritarët. Kosovën do ta zhvillojmë ekonomikisht, do të ndërtojmë raporte të shkëlqyeshme me të gjithë fqinjët dhe në të ardhmen demokratike edhe me Serbinë.
Qëllimi ynë si shtet i pavarur, sovran dhe demokratik, është që të jemi pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe raporte të shkëlqyera e të përjetshme me SHBA-të. Ky është zotimi, përgjegjësia dhe vizioni ynë.

Last modified: 21 Korrik, 2008

Comments are closed.

×