Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu, kthehen nesër nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

22 Korrik, 2008

Prishtinë, 22 korrik 2008
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu, nesër më 23 korrik 2008, e mërkurë, në orën 15:15, kthehen nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës në Uashington, kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu janë pritur në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, si dhe kanë zhvilluar takime me sekretaren amerikane të Shtetit Kondolliza Rajs, me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gejts dhe me zyrtarë tjerë të lartë të shtetit amerikan.
 

Ceremonia e pritjes së Delegacionit shtetëror të Kosovës do të organizohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. 

Last modified: 22 Korrik, 2008

Comments are closed.

×