Prishtinë, 29 gusht 2008
Qeveria e Republikës së Kosovës është e nderuar që të bëjë propozimin e të ngarkuarve të parë me punë në përfaqësitë e para diplomatike në dhjetë vende të ndryshme të botës, që është hapi i rëndësishëm për ndërtimin e shërbimit diplomatik të Kosovës.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka vlerësuar të propozuarit si njerëz me kredibilitet kombëtar, profesional dhe me vizion për politikën dhe diplomacinë e Kosovës.
Kryeministri Thaçi ka theksuar se vizioni i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Kosovës, është integrimi në NATO dhe në BE, si dhe ndërtimi i raporteve të mira me të gjithë fqinjët e saj.
Në vazhdim të mbledhjes, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni ka prezantuar propozimin e njëmbëdhjetë të ngarkuarve me punë në misionet diplomatike të Kosovës, duke theksuar se ky propozim është rezultat i konsultimeve të gjera dhe të vazhdueshme ndërinstitucionale në Kosovë.
Të propozuar janë:
1.Uashington – Avni Spahiu
2.Nju Jork – Sylejman Gashi
3.Londër – Muhamet Hamiti
4.Paris – Muhamedin Kullashi
5.Berlin – Vilson Mirdita
6.Romë – Albert Prenkaj
7.Bruksel – Ilir Dugolli
8.Ankara – Bekim Sejdiu
9. Vjenë – Sabri Kiçmari
10. Bernë – Naim Mala
11. Tiranë – Gazmend Pula
Ky propozim i është dërguar Zyrës së Presidentit të Republikës për dekretim.
Last modified: 28 Gusht, 2008