Prishtinë, 31 gusht 2008
Në telegram thuhet:
I nderuari z. Tërrnava
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, Ju dhe gjithë besimtarëve të besimit islam, iu shpreh urimet më të mira.
Muaji i Ramazanit është muaj i rëndësishëm për besimtarët islamë, ku reflektohet më së miri bindja fetare dhe sprova e njeriut për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror.
Uroj që në këtë muaj të shenjtë në të gjitha familjet tuaja të ketë edhe më shumë lumturi, paqe, harmoni dhe agjërim të lehtë.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, edhe njëherë Ju shpreh përgëzimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
Last modified: 31 Gusht, 2008