Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi përuroi rrugën Strezovc-Krilevë të komunës së Dardanës: Për Kosovën do të ketë vetëm ditë më të mira, zhvillim ekonomik dhe vende të reja të punës

27 Shtator, 2008

Prishtinë, 27 shtator 2008
 
Para banorëve të shumtë të tubuar në oborrin e shkollës fillore “7 shtatori”,  kryeministri Hashim Thaçi tha se sot disa muaj pash shpalljes së pavarësisë kemi filluar me punë fuqishëm.
“Kemi filluar ndërtimin e shkollave, ndërtimin e rrugëve, kemi filluar reformat e përgjithshme. Për Kosovën do të ketë vetëm ditë më të mira, zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe do të ketë perspektivë për të gjithë qytetarët e vendit” – u shpreh kryeministri Hashim Thaçi.
 
“Jam krenar që jam sot këtu për të përuruar këtë rrugë që i ka munguar kësaj treve. Qeveria është duke investuar fuqishëm edhe në këtë pjesë të rëndësishme të territorit të Republikës së Kosovës, jemi duke vazhduar edhe me projektet tjera të infrastrukturës rrugore, siç është ai i lidhjes së kësaj komune përmes një rruge të asfaltuar me komunën e Prishtinës” tha kryeministri Thaçi.
 
Kryeministri Hashim Thaçi u ka premtuar sot banorëve të Krilevës se së shpejti do të fillojë ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore “7 Shtatori”.
 
Ndërsa, zëvendësministri Grabovci theksoi se për asfaltimin e kësaj rruge janë investuar rreth 700 mijë euro, dhe ky projekt hyn në radhën e 160 projekteve të cilat është duke i realizuar Ministria e Transportit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Last modified: 27 Shtator, 2008

Comments are closed.

×