Prishtinë, 27 tetor 2008
Në kuadër të thellimit të bashkëpunimit midis qeverisë së Kosovës dhe atyre që njohën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran që në ditët e para, Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, sot nënshkroi dy marrëveshje bilaterale bashkëpunimi me Qeverinë e Luksemburgut.
Këto dy marrëveshje arrijnë shumën prej 6 milionë eurosh, dhe janë të destinuara për jetësimin e projekteve që ndihmojnë zbutjen e gjendjes sociale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës të një pjese të popullsisë që ende ballafaqohet me vështirësi të përditshme.
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe përkrahjen që po i bën Kosovës, duke garantuar se në Kosovë do të sundojë ligji, siguria dhe thellimi i bashkëpunimit me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
Last modified: 27 Tetor, 2008