Zyra e Kryeministrit

Fjala e kryeministrit të Qeverisës së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me rastin e promovimit të projektit Strategjia e Qeverisjes Elektronike 2009-2015

30 Tetor, 2008

Prishtinë, 31 tetor 2008 

Të nderuar të pranishëm,
 
 
Kam
kënaqësinë t’ju drejtohem me rastin e promovimit të Strategjisë së
Qeverisjes Elektronike 2009-2015, një dokument me rëndësi për avancimin
e shërbimeve për qytetarët tanë.
 
Republika
e Kosovës është një shtet i ri me spektër të gjerë të nevojave për
zhvillim. Qëllimi ynë është që t’i realizojmë më shpejt prioritetet
tona zhvillimore.
 
Njëri
nga prioritetet e Qeverisë se Republikës si Kosovës është Reformimi i
Administratës Publike, me theks të veçante e-Qeverisja, në funksion te
procesit te domosdoshëm reformues të Administratës Publike në Kosovë. 
 

kuadër të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2008-2011
është paraparë e-Qeverisja, si politikë prioritare  në drejtim të
përmirësimit të vazhdueshëm të  kualitetit të  shërbimeve qeveritare.
 
Qytetarëve,
por edhe bizneseve, do t’u ofrohen shërbime më efikase përmes
Qeverisjes Elektronike, apo ndryshe, e-Qeverisjes. Pra, me aplikimin e
qeverisjes elektronike qytetarët dhe bizneset, por edhe vetë qeveria,
do të kenë shërbime efektive dhe shumë të shpejta, qasje në shërbim nga
çdo pikë dhe distancë, nxitje të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror,
mundësi të ngritjes së aftësive, shërbime të përhershme në çdo kohë,
prezantim të të arriturave kombëtare, etj.
 
Republika
e Kosovës, duke qenë pjesëmarrëse aktive në proceset e zhvillimeve
rajonale e evropiane, do të angazhohet që edhe në fushën e qeverisjes
elektronike dhe Teknologjisë Informative të jetë pjesë me rëndësi në
rajon dhe Evropë.
 
Qeveria
e Republikës së Kosovës përmes Strategjisë së Qeverisjes Elektronike
2009-2015 dhe Planit të Veprimit që do të pasojë aprovimin e kësaj
strategjie, rikonfirmon gatishmërinë e saj për një administratë publike
moderne, efikase dhe efecientë, në shërbim të qytetarëve të saj dhe një
administrate në hap me trendët e zhvillimit teknologjik evropian e
global.
 
Ju Faleminderit për vëmendje!

Last modified: 30 Tetor, 2008

Comments are closed.