Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon Kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko, me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit ukrainas në kuadër të policisë së UNMIK-ut

18 Mars, 2008

E nderuara zonja Timoshenko,
 
Me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të pjesëtarit të kontingjentit ukrainas të policisë së UNMIK-ut, me rastin e ngjarjeve të 17 marsit 2008.
 
Kontributi i pjesëtarëve të policisë së Ukrainës në kuadër të UNMIK-ut, është çmuar lart dhe ka qenë i mirëpritur në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.
 
Vendosmëria e policisë së UNMIK-ut për të respektuar ligjin dhe për të mbrojtur rendin u dëshmua edhe në ditën e djeshme, përkundër veprimeve të dhunshme nga ana e disa forcave ekstremiste në qytetin e Mitrovicës.
 
Në emër të Qeverisë së Kosovës dhe në emrin tim, Ju, qeverisë ukrainase dhe popullit Tuaj, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës 

Last modified: 18 Mars, 2008

Comments are closed.

×