Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi thekson investimet e pakursyera në shëndetësi, në përputhshmëri me sigurimin e nevojave për qytetarët

19 Mars, 2009

Prishtinë, 19 mars 2009

Në fillim të konferencës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur kënaqësinë që dr.Rifat Latifi, një ekspert i njohur ndërkombëtarë i mjekësisë, do të jetë këshilltar special i kryeministrit për çështje të shëndetësisë.

Në vazhdim të konferencës, kryeministri Thaçi ka deklaruar:

“Unë edhe më herët kam prezantuar planin tim për të ardhmen e Kosovës. Planin për të quar Kosovën përpara, i cili përfshin pesë çështje strategjike që janë edhe synim i realizimit të projekteve tona për të ndryshuar dhe zhvilluar Kosovën”.

“Plani prej pesë prioriteteve strategjike për të ardhmen e Kosovës përfshinë në radhë të parë angazhimin për krijimin e vendeve të reja të punës  të paguara më mirë. Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, për ta bërë atë më të përshtatshëm dhe të aftë për të ju përgjigjur nevojave të kohës dhe nevojave moderne. Vazhdimi i investimeve në infrastrukturën rrugore, duke synuar rrugë moderne, rrugë të reja anekënd Kosovës sipas standardeve bashkëkohore duke i rehabilituar edhe ato të vjetrat. Gjithashtu edhe vazhdimi i zotimit të Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e arsimit. Qeveria është në përgatitje të vendimit, që këtë vit, nga shtatori, të gjithë nxënësit, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë t’i marrin librat gratis” – ka potencuar kryeministri Thaçi.

“Do të vazhdojmë t’i kushtojmë kujdes, në këto prioritete tona edhe ambientit me qëllim që të kemi më tepër parqe dhe ambiente për rekreacion dhe ta bëjmë vendin tonë më të bukur dhe jetën e njerëzve më të shëndetshme” është shprehur kryeministri.

“Unë besoj që Kosova ka programe për rritje dhe zhvillim. Këto pesë prioritete tona strategjike janë dizajnuar për të përmbushur synimin tonë për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Ndërsa, në vazhdim kryeministri Hashim Thaçi është fokusuar tek shëndetësia:

”Një sistem më i mirë shëndetësorë, do të krijojë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme për ne, për familjet tona dhe për fëmijët tanë. Kjo do të thotë: më shumë ditë, më shumë vite dhe më shumë dekada për të punuar, për të avancuar këtë proces të prioriteteve tona. Unë dua të theksoj investimet e pakursyera për sektorin e shëndetësisë do të jetë në përputhshmëri edhe me sigurimin e nevojave për qytetarët në moshë të shtyre, të veteranëve tanë dhe të nënave tona që risin të ardhmen e këtij vendi”.

“Përmirësimi i gjendjes së rëndë në sektorin e shëndetësisë është detyrë e ndërlikuar. Ne e dimë se ka shumë për të bërë por jemi shumë të vetëdijshëm se bashkërisht do të ja dalim në këtë rrugë e gjatë dhe të ndërlikuar. E dimë se do të përballemi me sfida, por, në të njëjtën kohë, jemi të vendosur për të ndryshuar gjendjen” ka thënë kryeministri Thaçi.

“Prandaj edhe dr.Rifat Latifi, që është një ekspert jashtëzakonisht i kualifikuar dhe me renome ndërkombëtare, bashkërisht edhe me Ministrin e Shëndetësisë, do të vazhdoj të punojë konkretisht në planin e veprimit operativ për Qeverinë e Kosovës, për përmirësimin dhe konsolidimin e gjendjes në sektorin e shëndetësisë në Republikën e Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi para gazetarëve.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe ministri i shëndetësisë, Alush Gashi.

Last modified: 19 Mars, 2009

Comments are closed.