Prishtinë, 11 shkurt 2009
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i ka shkruar letër falenderuese Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:
Në vijim është teksti i plotë i letrës.
I nderuari z. Kryeministër,
Ju falenderoj për urimin tuaj me rastin e zgjedhjes sime President i Shteteve të Bashkuara. E vlerësoj shumë mesazhin tuaj domethënës.
Kam besim se mund të punojmë së bashku në frymën e paqes dhe miqësisë për të ndërtuar një botë më të sigurtë gjatë katër viteve të ardhshme. Mirëpres të punoj me ju në këtë përpjekje dhe për të promovuar raporte të mira midis dy vendeve tona.
Sinqerisht,
Barack Obama
President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Last modified: 11 Shkurt, 2009