Prishtinë, 23 prill 2009
Kryeministri Hashim Thaçi me këtë rast ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbjell 2 milion fidane në tërë territorin e Kosovës, në mënyrë që ta ruhet ambienti, me që siç theksoi kryeministri Thaçi, ruajtja e ambientit sot është patriotizëm.
Kryeministri Thaçi gjatë vizitës në Bardh të Madh, është përgjigjur edhe në interesimin e medias lidhur me ndikimin e ndërtimit të termocentralit Kosova e re në ndotjen e ambientit.
“Ndërtimi i termocentralit Kosova e Re prej 2100 MW do t’i heqë nga funksioni këto termocentrale të vjetra dhe ky i riu do të bëhet sipas standardeve evropiane” – potencoi kryeministri Thaçi.
Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë, Idriz Vehapi ka thënë se këtë vit do të pyllëzohen rreth 800 hektarë tokë.
Last modified: 23 Prill, 2009