Zyra e Kryeministrit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi: Plani 6 pikëshi në Kosovë nuk ekziston

23 Prill, 2009

Prishtinë, 23 prill 2009

Plani 6 pikësh në Kosovë, nuk ekziston dhe as që do të jetë në prioritetet e institucioneve të Kosovë, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar deklaratat e shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri se disa pika të planit po gjejnë zbatim në Kosovë.

Ka shumë çështje që duhet zgjidhur në Kosovë dhe se asnjëra nga ato nuk ndërlidhet me planin gjashtë pikësh, tha kryeministri Hashim Thaçi

Ndërkaq, duke e komentuar njohjen nga Arabia Saudite, kryeministri Thaçi ka thënë se “kjo njohje ishte rezultat i angazhimeve konkrete aktive të diplomacisë së Kosovës dhe i mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare”.

Këto komente, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i bëri pas mbledhjes së sotme të qeverisë dhe ndër të tjera shtoi se “Kosova tani është në proces të vlerësimit të saj për anëtarësim në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore”.

Last modified: 23 Prill, 2009

Comments are closed.