Prishtinë, 22 prill 2009
Duke u bazuar në kompetencat e parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, Qeveria e Republikës së Kosovës ka përfunduar procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj për Bordet e Ndërmarrjeve Publike.
Ky proces është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën Ndërkombëtare Civile dhe në përputhje me rekomandimet e komisioneve rekomanduese përkatëse, si dhe duke u bazuar në respektimin rigoroz të proceduarve ligjore.
Vendimet për secilin Bord të Ndërmarrjeve Publike janë finalizuar dhe pritet që funksionalizimi i bordeve të reja të bëhet gjatë ditëve në vijim.
Last modified: 22 Prill, 2009