Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi diskuton me komunitetin bankar për krijimin e fondit të veçantë për ndalimin e rrezikut në sektorin e bujqësisë dhe veprimtaritë prodhuese

15 Prill, 2009

Prishtinë, 15 Prill 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot përfaqësuesit e bankave të Kosovës, që shoqëroheshin nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj dhe drejtor i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.

Kryeministri Thaçi theksoi se në kuadër të dialogut të qeverisë me të gjitha autoritetet e domosdoshme, me faktorët relevantë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sot është edhe ky takim me përfaqësuesit e të gjitha bankave në Kosovë.

“U konkludua se ne Kosovë kemi një stabilitet të qëndrueshëm bankar edhe këtë vit të krizës ekonomike financiare me reflektime për zhvillimin ekonomik. Diskutuam dhe u pajtuam që të shqyrtojmë të gjitha mundësitë edhe për marrjen e vendimeve në të ardhmen e afërt për krijimin e një fondi të veçantë për ndaljen e rrezikut sidomos në sektorin e bujqësisë, veprimtaritë prodhuese” tha kryeministri Thaçi.

“Donatorët tanë strategjik do të na përkrahin, ndërsa qeveria do të marrë përgjegjësitë dhe pjesën e riskut që i takon dhe ka mundësi të ndihmoj. Do të vazhdojmë të punojmë si partnerë në prioritetet tona edhe në ta ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë” – u shpreh kryeministri Hashim Thaçi dhe njëkohësisht falënderoi komunitetin bankar në Kosovë që ka bërë punë të mirë edhe në  këtë periudhë të krizës botërore.

“Kosova është duke ecur me hapa të sigurt edhe në sektorin bankar” – potencoi kryeministri Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Bordit të Bankave të Kosovës, Philip Sigwart, drejtor gjeneral i Pro Credit Bankës në Kosovë, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës, për angazhimet dhe përkushtimet në drejtim të mbështetjes së sistemit bankar në Kosovë.

“Bankat po përgatitën për një ndikim të mundshëm negativ nga kriza financiare, megjithatë bankat në Kosovë kanë vazhduar rritjen dhe ofrimin e kredisë. Sa i përket bujqve dhe bujqësisë, bankat ofrojnë financim për ta por duhet të këtë ende më shumë huadhënie për të përmirësuar gjendjen e vështirë të bujqve”.

Nga ana e tij, drejtori i Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi, pas takimit tha se si Bankë Qendrore e siguruam kryeministrin Thaçi se janë marrë gjitha veprimet dhe masat që ta ruajmë këtë qëndrueshmëri dhe stabilitetit ë sistemit bankar të Kosovës.

“E informuam kryeministrin Thaçi se sistemi bankar i Kosovës vazhdon të jetë stabil dhe të ketë rritje të mëtejshme, se ndikimet e krizës financiare dhe ekonomike ndërkombëtare në sistemin bankar të Kosovës nuk janë duke u ndier dhe sistemi bankar i Kosovës është duke ecur në rrugën e tij të qëndrueshme në zhvillimin e tij” – theksoi z.Rexhepi.

Last modified: 15 Prill, 2009

Comments are closed.