Prishtinë, 2 prill 2009
Kryeshefi i Agjencisë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrim Evropian të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edon Cana po merr pjesë në punimet e Konferencës dy ditore për Koordinim me Donatorë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, që ka filluar sot në Tiranë.
E organizuar nga Qeveria e Shqipërisë dhe Komisioni Evropian, në Konferencë marrin pjesë me shumë se 200 pjesëmarrës nga vende të Ballkanit Perëndimor, vendeve anëtare të Bashkimit Evropianë, dhe Institucione Ndërkombëtare Financiare.
Kryeshefi i Agjencisë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrim Evropian, Edon Cana në fjalën e tij në konferencë theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vendosur një partneritet dhe dialog të vazhdueshëm me donatorë, si dhe potencoi rolin që ka qeveria në aspektin zhvillimor të Kosovës.
Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, në konferencën që po i zhvillon punimet në Tiranë, pati takime të veçanta me përfaqësues të Qeverisë së Shqipërisë, si dhe me përfaqësues të komunitetit të donatorëve, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe Departamentit të Shtetit dhe Thesarit.
“Kjo do t’iu mundësoj pjesëmarrësve të shkëmbejnë përvojat më të mira në fushën e koordinimit me donatorë, arritjet që rajoni ka bërë, sfidat dhe planet drejt forcimit dhe vendosjes së mekanizmave koordinues me donatorë”, theksoi Edon Cana.
Last modified: 2 Prill, 2009