Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi pret fituesit e Olimpiadës Matematike të Kosovës

26 Maj, 2009

Prishtinë, 26 maj 2009

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti
sot fituesit e Olimpiadës Matematike të Kosovës, e cila ditë më parë u 
organizua nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës nën përkujdesjen e
kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, Qëndrim Gashi falënderoi kryeministrin Thaçi për mbështetjen që i ka dhënë ngritjes kualitative të kuadrove të reja në shkencat natyrore, duke inkurajuar organizimin e Olimpiadës Matematike të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të vazhduar investimin në arsim, si një nga prioritetet strategjike të qeverisë.

Në këtë kuadër, potencoi kryeministri Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës do ti japë mbështetje të vazhdueshme zhvillimit të shkencave natyrore dhe ka vlerësuar se kuadrot e reja të arsimuara sipas standardeve perëndimore janë bazë e fuqishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. 

Last modified: 26 Maj, 2009

Comments are closed.