Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi: Për Kosovën do të ketë vetëm suksese – Populli ynë krenohet me ju dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

21 Maj, 2009

Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës, me rastin e vizitën së zëvendëspresident të SHBA-ve, Joseph Biden


Prishtinë, 21 maj 2009

I nderuari zëvendëspresident Bajden,
E nderuara ambasadore Kaidanoë,
I nderuari president i Republikës së Kosovës Sejdiu,
Kryeparlamentar Krasniqi,
Përfaqësues të korit diplomatik,
Deputetë të nderuar,
Qytetarë të dashur të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Sot, si asnjë herë më parë, Kosova dhe qytetarët e saj janë tepër të nderuar dhe krenar me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotit Bajden në Kosovë.

Zoti zëvendëspresident, më lejo si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe një herë të shpreh mirënjohjen më të sinqertë në emër të Qeverisë së Kosovës, për gjithçka që keni bërë ju, vendi juaj, qeveria e juaj dhe populli i juaj për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ju keni qenë dhe mbeteni mik i vërtet dhe i madh i popullit të Kosovës. Ne kurrë nuk do të harrojmë atë çka ju dhe vendi i juaj keni bërë për ëndrrën e popujve të Kosovës që kjo ëndërr të bëhet realitet, të bëhet Kosova e pavarur.

Ne së bashku ndajmë besimet tonë për vlerat për liri, për rend demokratik dhe demokraci.

I nderuari zëvendëspresident i SHBA-ve, zoti Bajden,

Tani ka ardhur koha që ne me punën tonë por edhe juve gjithmonë të ndiheni krenarë çfarë ne bëmë në Kosovë.

Ne tashmë kemi ndryshuar Kosovën, bashkërisht.

Kosova, është shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe multietnik, një vend e mundësive të barabarta për gjithë qytetarët e saj. Është vend i mundësive afirmative për minoritarët.

Ne do të vazhdojmë me qeverisje të mirë, efektive dhe efikase, me sundim të ligjit dhe luftim të dukurive negative. Si asnjë herë më parë shteti i Kosovës është në rrugë të sigurt për integrim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Mbesim të përkushtuar për të ardhmen tonë, dhe do të përkujdesemi që marrëdhëniet tona të jene sa më të ngushta, sa miqësore, the shumë punë të përbashkët për të siguruar se shekulli 21 të jetë i ndritshëm edhe i sigurt për të gjithë popujt e botës.

Unë dua të falënderoj shumë zoti zëvendëspresident që ju jeni këtu sot me ne.

Kjo është një vizitë historike.

Populli i Kosovës anë e kënd Kosovës feston dhe kremton.

Kosova është vendi i mundësive.

Ndërsa ne vazhdojmë të zhvillohemi si shtet, uroj nga shpirti, që në të njëjtën mënyrë të rritet edhe miqësia jonë, solidariteti i ynë me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si kryeministër i Republikës së Kosovës, po them pa asnjë dyshim që ne jemi me fat që jemi me popullin dhe shtetin më madhështorë në botë; me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zoti, zëvendëspresident,

Më lejo që të ju risigurojmë së për Kosovën do të ketë vetëm suksese.

Kosova dhe populli i saj krenohen me ju, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Faleminderit.

Last modified: 21 Maj, 2009

Comments are closed.