Prishtinë, 14 maj 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim lamtumirës, koordinatorin për zhvillim të agjencive të OKB-së në Kosovë dhe përfaqësuesin e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Frode Mauring.
Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar lartë angazhimin dhe punën që UNDP ka bërë në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) kanë zhvilluar një bashkëpunim të suksesshëm. Këtë bashkëpunim dhe këto raporte do të vazhdojnë të kultivohen edhe në të ardhmen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi.
Edhe përfaqësuesi i UNDP-së, Frode Mauring ka shprehur falënderimin e tij për gatishmërinë që institucionet dhe Qeveria e Kosovës kanë treguar për bashkëpunuar me UNDP-në. Ai ka shprehur gatishmërinë e këtij agjensioni të OKB-së për ta vazhduar punën në Kosovë.
UNDP ka mbështet një varg projektesh zhvillimore në Kosovë, në dobi të gjithë qytetarëve të saj.
Last modified: 14 Maj, 2009