Prishtinë, 6 maj 2009
Në konferencën e sotme për media, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përgjigjur edhe në interesimin e medias lidhur me alarmin për bombë në ndërtesën e qeverisë.
Ndoshta dikë e pengon progresi i Kosovës. Është një sukses i vlerësuar nga të gjithë. Ne po ndërtojmë rend demokratik me perspektivë euroatlantike. Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me fjalor përçarës dhe akte të dhunës e bomba.
Republika e Kosovës po shënon progres të gjithanshëm, që vlerësohet edhe prej qytetarëve dhe prej komunitetit ndërkombëtar. Nuk do të ketë pengesë që mund ta ndalë efikasitetin dhe shpejtësinë e suksesit të Kosovës. Mesazhi im është që të gjithë të bashkohemi me këtë proces dhe t’i gëzohemi progresit të arritur.
Last modified: 6 Maj, 2009