Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi nënshkruan fillimin e implementimit të projektit madhor të qeverisë për informatizimin, kompjuterizimin e çdo shkolle në Republikën e Kosovës

5 Maj, 2009

Prishtinë, 5 maj 2009

 
Në vazhdim po e japim të plotë prononcimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Mirëkuptimit me kryeshefin ekzekutiv  të PTK-së, Shyqyri Haxha.

Në kuadër të prioriteteve kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në kuadër të të gjitha përkushtimeve që janë në kuadër të angazhimeve konkrete që kemi si qeveri, të ministrive përkatëse, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë më të mira, më të lehta, më efektive, më të realizueshme për arritjen, fillimin dhe implementimin e këtyre përkushtimeve.

Prandaj sot, jam këtu së bashku me kryeshefin ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, me të cilin nënshkruam një marrëveshje mirëkuptimi, marrëveshje kjo e cila do ta lehtësojë në masë të madhe implementimin e projektit madhor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për informatizimin, kompjuterizimin e çdo shkolle në Republikën e Kosovës.

Kjo është pjesë e implementimit të politikave të Qeverisë së Kosovës për shtrirjen, zgjerimin dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore të telekomunikacionit për të gjithë qytetarët e Kosovës, para së gjithash për studentët, për nxënësit, për shkollat, duke përfshirë këtu në veçanti lidhjen e institucioneve arsimore shkollore me shërbime moderne telekomunikuese.

Në bashkëpunim të ngushtë kësaj radhe me PTK-në, ky projekt që sot ne nënshkruam ka për qëllim lidhjen e të gjitha institucioneve shkollore të Kosovës me fije optike.

Ky është projekt i përbashkët i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe i Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Dëshiroj edhe një herë të falënderoj për mbështetjen për mirëkuptimin që ka treguar PTK-ja,

Nga ana e tij, kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha theksoi:

Dëshiroj ta falënderoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, për nënshkrimin e këtij memorandumi.

Ky është investimi më i madh që PTK-ja ka investuar ndonjëherë në Kosovë.

Projekti është afër 80 milion euro. Kemi gjithsej 1080 shkolla, në  gjithë territorin e Kosovës dhe ky projekt do të përfshijë te gjitha shkollat edhe universitet.

Zotimi i PTK-se është që të përmbyllet kjo sa më shpejt, por edhe përgjegjësitë që kanë ministritë përkatëse janë zotuara që t’i kryejnë, kështu që është një projekt që fillon sivjet dhe do të përmbyllet në kohën më të përshtatshme dhe më të shpejt të mundshme.

Last modified: 5 Maj, 2009

Comments are closed.