Prishtinë, 30 prill 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, e cila po aprovohet sot është përgatitur në përputhje me agjendën dhe bazën ligjore të funksionimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ky dokument është përgatitur në diskutim dhe konsulta të vazhdueshme me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në hartimin dhe diskutimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve kanë marrë pjesë në mënyrë aktive edhe ministrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi.
Për parandalimin përhapjen e gripit të Derrave në Kosovë, qeveria në mbledhjen e sotme ka ndarë shumën emergjente prej 120,000 eurosh.
Qeveria e Republikës së Kosovës do ta mbështes me 39,760 euro Festivalin e Lirisë, që mbahet në Dhjetë vjetorin e Lirisë së Kosovës, me 12 dhe 13 qershor të këtij viti. Në këtë festival pritet të marrin pjesë artistë nga vendi dhe bota.
Manifestimet për shënimin e dhjetëvjetorit të Masakrës së Dubravës, që do të organizohet nga Shoqata e të Burgosurve Politik, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i mbështes me 4150 euro.
Last modified: 30 Prill, 2009