Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi: Penguesit e procesit të kthimit të qytetarëve në pronat e veta, janë të dështuar

30 Prill, 2009

Prishtinë, 30 prill 2009

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, në të cilin ka diskutuar mbështetjen aktive për realizimin e procesit të kthimit për të gjithë qytetarëve të Kosovës në shtëpitë dhe në pronat e veta, nga ana e autoritete komunale në Kosovë.

           
Në takim, kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për punën dhe angazhimin e të gjitha autoriteteve komunale për të përmbushur përgjegjësit dhe obligimet e tyre, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka investuar shumë deri tani, dhe do të vazhdojë të investojë për kthimin e të gjithë qytetarëve të vetë në pronat dhe shtëpitë e tyre”, ka thënë kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke respektuar të drejtën e kthimit dhe disponimit me pronën e vet të qytetarëve, Qeveria e Republikës së Kosovës riafirmon perspektivën e qartë të vendit tonë për të qenë pjesë e integrimit në strukturat euroatlantike të NATO-së dhe të Bashkimit Evropian, ka vlerësuar kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se e drejta e kthimit është një e drejtë themelore e të gjithëve, pa dallim etnie, dhe ky proces nuk duhet të politizohet.

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të angazhohen dhe të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat vendore dhe ndërkombëtare për të mundësuar realizimin e plotë të procesit të kthimit të qytetarëve të Kosovës në shtypit dhe pronat e veta kudo në Kosovë.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi, ka përkrahur apelin e kryeministrit Thaçi dhe ka shprehur zotimin e kryetarëve të komunave për të realizuar këtë proces të drejtë dhe humanitarë.

Last modified: 30 Prill, 2009

Comments are closed.