Prishtinë, 28 prill 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur në takim një grup nxënësish të Shkollës së Mesme “Hajdar Dushi” nga Gjakova, të përfshirë në diskutimin e Objektivave Zhvillimor të Mijëvjeçarit.
Nxënësit gjakovarë, zëvendëskryeministri Kuçi i ka përgëzuar për angazhimet e tyre në nxënien e njohurive të reja.
Nxënësit kanë shprehur interesimin e tyre për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe agjendën e zhvillimit të proceseve në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka njohur nxënësit me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të krijuar kushtet që rinia jonë të edukohet dhe të jetë konkurrentë me të gjithë bashkëmoshatarët e vetë në të gjitha vendet e Evropës.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është përgjigjur edhe në shumë pyetje të nxënësve për zhvillimet aktuale politike dhe për progresin e proceseve zhvillimore në Kosovë.
Last modified: 28 Prill, 2009