Prishtinë, 28 prill 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, mori pjesë në Konferencën e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial, në të cilën është shqyrtuar procesi i verifikimit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Kosovë.
Në konferencë, zëvendëskryeministri Kuçi ka shprehur qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë proces, që do të jetë i rëndësishëm për implementimin racional të ligjeve dhe në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe me standardet evropiane.
“Njëkohësisht, duhet të kemi edhe njerëz që do të kenë kompetencën në zbatimin e ligjeve, por që kanë edhe integritetin profesional, moral dhe njerëzor”, është shprehur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur besimin që ky proces do të jetë transparent, i paanshëm dhe pa ndikime politike. “Qeveria beson se ky proces do të përshpejtohet, ngase Kosovës i duhet një sistem gjyqësor më efikas, më transparent dhe më efektiv”, ka thënë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Last modified: 28 Prill, 2009