Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi sot z. Jean-Eric Paquet, kryesues i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare për Transport në Komisionin Evropian

27 Prill, 2009

Prishtinë, 27 prill 2009

 

Zëvendës Kryeministri Kuçi falënderoi z. Paquet për mbështetjen që Komisioni Evropian po vazhdon të jep për Kosovën dhe shprehu mirënjohje për angazhimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian më institucionet e Kosovës.

 

Z. Paquet falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për mikpritje dhe theksoj që qëllimi i vizitës së tij është të informoj Qeverinë e Kosovës për hapat konkrete rreth procesit të hartimit të marrëveshjes në fushën e transportit që pritet të jetë gati për nënshkrim nga fundi i këtij viti.

 

Z. Paquet dhe z. Begeot shprehen mirënjohje për punën që Qeveria e Kosovës ka ndërmarr në fushën e transportit duke hartuar legjislacionin në përputhje me standarde Evropiane.

 

Zëvendëskryeministri Kuçi mirëpriti hapat konkrete që Komisioni Evropian ka ndërmarr për nënshkrimin e kësaj baze ligjore në fushën e transportit dhe theksoi që Qeveria e Kosovës është e hapur nga komenteve, sugjerimeve dhe propozimeve të Komisionit Evropian.

Last modified: 27 Prill, 2009

Comments are closed.