Zyra e Kryeministrit

Mbahet tryeza “Pas dhjetë vjetësh fati i të pagjeturve të Kosovës duhet të ndriçohet”

25 Prill, 2009

Prishtinë, 25 prill 2009

Nën drejtimin e z. Prenkë Gjetaj, kryetar i Komisionit  qeveritar për personat të pagjetur është mbajtur sot tryeza në temën:  “Pas dhjetë vjetësh fati i të pagjeturve të Kosovës duhet të ndriçohet”, në të cilën kanë marr pjesë përfaqësues të Shoqatave të  Familjarëve të të Zhdukurve, përfaqësues të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar , Komisionit  Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur,  Zyra për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore.

Në këtë tryezë janë trajtuar çështjet e mbetjeve mortore ,  trupat e djegur , kërkimi i vendvarrimeve të  reja, si dhe çështjet e bashkëpunimit me vendet e rajonit lidhur me zbardhjen e fatit të të zhdukurve .

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës , Ramë Manaj, duke marrë pjesë në diskutim ka thënë se nuk do të ndalemi deri sa të mos zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur në Kosovë. Me këtë që deri tash është bërë, të gjithë jemi të pakënaqur, duke mos ditur as nam as nishan për edhe 1907 persona. 

Zëvendëskryeministri Manaj u bëri thirrje të gjithëve  të kontribuojnë në këtë aspekt.
“Fatkeqësisht, , Serbia  nuk ka bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe nuk duan që të bashkëpunojnë në këto raste. Ne po bashkëpunojmë me përfaqësuesit e BE-së, dhe ICO “, theksoi z. Manaj.

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj kërkoi që të bëhet një trysni me e madhe për rastin e të pagjeturve mbi  Serbinë nga ana e Bashkimit Evropian.

Z. Haki Kasumi koordinator i Këshillit koordinues i asociacioneve familjare për të zhdukurit e Kosovës, Tha se neve na mungojnë edhe 1907 qytetar te pagjetur  dhe gjithmonë do të na mungojnë këta persona përderisa nuk zbardhet fati i tyre. Z. Kosumi ka pohuar se  nuk është bërë ndonjë përpjekje serioze nga institucionet e Kosovës për fatin e të pagjeturve.

Last modified: 25 Prill, 2009

Comments are closed.