Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Hashim Thaçi: Qeveria e Republikës së Kosovës, e përkushtuar në arsim, si një nga prioritetet strategjike zhvillimore

7 Korrik, 2009

Prishtinë, 7 korrik 2009

Duke e arsyetuar vendimin për akreditim ministri Enver Hoxhaj ka thënë se akreditimi që ka përfshirë të gjithë bartësit e arsimit privat në Kosovë ka ndodhë në përputhje  me standardet dhe kriteret evropiane.

Ky proces ka filluar më 1 tetor 2008 dhe ka përfunduar më 6 korrik kur Këshilli Kombëtar i Cilësisë i ka ofruar rekomandimet Qeverisë për cilat institucione mund të akreditohen ose licencohen. Më tutje ministri Hoxhaj ka pohuar se për herë të parë kemi kolegje, institute dhe shkolla profesionale.

Sistemet moderne të arsimit synojnë që qytetarëve tu paraqiten oferta të shumëllojshme. Kolegjet dhe institutet do të pranojnë studentë që kanë dhënë testin e maturës. Ndërsa shkollat profesionale mund të pranojnë studentë nga ata që nuk kanë kaluar testin e maturës.

“Në përputhje me raportet për secilin institucion dhe rekomandimet e këshillit kombëtar të cilësisë, ne si MASHT do të jemi në gjende ti japim licenca çdo institucioni për drejtime të caktuara. Ky vendim u mundëson të rinjve që diplomat e tyre të pranohen brenda dhe jashtë republikës së Kosovës”, ka thënë ministri Enver Hoxhaj.

Çështja e Universitetit Amerikan është e zgjidhur vitin e kaluar si Universitet Amerikan në Kosovë për çka Qeveria e Kosovës i jep mbështetje të plotë.

Çdo BPrAL në Republikën e Kosovës që në përputhje me rekomandimet e Këshillit Kombëtar të Cilësisë (KKC) të Agjencionit Kosovar për Akreditim (AKA), i ka plotësuar standardet dhe kriteret e parapara me Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimet përkatëse administrative, merr emrin “Kolegj”.

Në përputhje me rekomandimet e KKC të AKA, emrin “Kolegj” e bartin këta BPrAL: “AAB-Riinvest”, “Fama”, “UBT”, “ISMI”, “Victory” dhe “Iliria”.

BPrAL që marrin emrin “Kolegj” do të mund të pranojnë studentë edhe në programet master.

Çdo BPrAL i cili sipas rekomandimeve të KKC të AKA  që i ka përmbushur pjesërisht  kriteret dhe standardet për akreditim dhe si i tillë akreditohet me kusht, mund t’a bartë emrin “Institut”.

Në përputhje me rekomandimet e KKC të AKA, emrin “Institut”  e bartin këta BPrAL: “Universum”, “Pjetër Budi” dhe “Biznesi”.

Në përputhje me rekomandimet e KKC të AKA dhe Udhëzimin përkatës administrativ, emrin “Shkolla e Lartë Profesionale” e marrin këta BPrAL: “Tempulli”, “Evolucion” dhe “Design Factory”.

Ngarkohet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të lëshojë licencat  në përputhje me këtë vendim.

Akreditimi dhe licenca kanë fuqi ligjore vetëm për vitin akademik 2009/2010

Obligohen AKA dhe MASHT që në rast të moszbatimit të kushteve të akreditimit dhe licencës nga ana e BPrAL, t’ia tërheqin akreditimin dhe licencën e dhënë.

Ngarkohen MASHT dhe AKA që të monitorojnë përmbushjen e rekomandimeve në rastet e akreditimit me kusht.

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Last modified: 7 Korrik, 2009

Comments are closed.