Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Thaçi ripërsëriti ftesën serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje lokale

9 Tetor, 2009

Prishtinë, 9 tetor 2009

Në mbledhjen e sotme, kryeministri Hashim Thaçi ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet procesin e përgatitjes së zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit dhe është duke i kthyer të gjitha obligimet shtetërore.

Në vazhdim, kryeministri Thaçi njoftoi kabinetin qeveritar se Komisioni Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen monitoruesve. Për monitorimin e zgjedhjeve pohoi z. Thaçi  janë interesuar edhe mekanizma vendor dhe ndërkombëtar.

“E theksoj me besim të plotë se do të kemi sukses si vend, si qytetarë, si spektër politik gjithë etnik me pjesëmarrje sa më të madhe të njerëzve në zgjedhje, në një proces fer, demokratik, në një proces shumë transparent, të vullnetit të mirë të gjithë qytetarëve”, theksoi kryeministri Thaçi, duke shtuar se zgjedhjet e para të lira në Kosovën e pavarur do të jenë një provim i madh për ne si institucione.

Edhe sot kryeministri Thaçi ripërsëriti ftesën serbëve të Kosovës për pjesëmarrje në zgjedhje lokale.

Last modified: 9 Tetor, 2009

Comments are closed.