Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk

9 Maj, 2025

Prishtinë, 9 maj 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e uroi për pozitën e re dhe i shprehu mirëseardhjen në vendin tonë.

Në takim u bisedua rreth fuqizimit të bashkëpunimit të dyanshëm, në iniciativa me interes të përbashkët.

Qeveria e Republikës së Kosovës punon ngushtë me Zyrën e OSBE-së në Kosovë, e ku qëllim të ndërsjellë kemi forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

Kryeministri Kurti e falënderoi Shefin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk për bisedën e takimin e sotëm duke theksuar e vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj shtetit tonë.

Last modified: 9 Maj, 2025

Comments are closed.