Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti pranon letër urimi nga Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

21 Shkurt, 2025

Prishtinë, 21 shkurt 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

“Në kohën e turbulencave të mëdha politike në mbarë botën, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike. Vendosmëria e shoqërisë së Kosovës për të qenë faktor stabiliteti në Ballkan ka një ndikim pozitiv në të gjithë popujt e rajonit ndërkaq në aspektin e prosperitetit të demokracisë sjellë me vete paqe dhe stabilitet”, thuhet në urim.

Më tej, ai ka shprehur vullnetin dhe dëshirën që të vazhdojmë të ushqejmë dhe promovojmë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës.

Përkthimi jozyrtar i letër urimit:

I nderuari kryeministër,

Në emër të Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut, ju uroj juve, bashkëpunëtorëve tuaj dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës 17 Shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në kohën e turbulencave të mëdha politike në mbarë botën, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

Vendosmëria e shoqërisë së Kosovës për të qenë faktor stabiliteti në Ballkan ka një ndikim pozitiv në të gjithë popujt e rajonit ndërkaq në aspektin e prosperitetit të demokracisë sjellë me vete paqe dhe stabilitet.

Me dëshirën që të vazhdojmë të ushqejmë dhe promovojmë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe shqiptar, si dhe lidhjet ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës, edhe një herë ju uroj sinqerisht Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ju uroj të gjitha të mirat.

Leter-urimi-nga-Kryetari-i-Partise-se-Veprimit-Demokratik-te-Sanxhakut-(SDA)-me-rastin-e17-vjetorit-te-shpalljes-se-Pavaresise

 

Last modified: 21 Shkurt, 2025

Comments are closed.