Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të Partisë së Re Demokratike (NDS)

21 Dhjetor, 2024

 

Prizren, 21 dhjetor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në shënimin e 15-vjetorit të Partisë së Re Demokratike(NDS), e cila drejtohet nga kryetarja Emilija Rexhepi, njëherësh zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut.

Para të pranishmëve, ai tha se boshnjakët janë të një rëndësie të paçmuar për vendin tonë.

“Kultura, gjuha dhe traditat që ju i kultivoni i japin vlerë të veçantë shoqërisë sonë. Trashëgimia juaj është pjesë e jona dhe ruajtja e identitetit tuaj është përgjegjësi e të gjithë neve. Vendi ynë është krenar për pasurinë e tij etnike dhe kulturore dhe së bashku po ndërtojmë një Kosovë që respekton diversitetin dhe kultivon unitetin e bazuar në të drejta dhe mundësi të barabarta”, u shpreh ai.

Kryeministri foli për gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e këtij komuniteti, teksa listoi rezultatet e arritura në këto tre vitet e fundit të cilat përbëjnë mbështetjen e drejtpërdrejt në edukimin dhe aftësimin profesional të të rinjve nëpërmjet programeve dhe bursave, përfshirja aktive në jetën kulturore të Kosovës, si dhe investimet në komunat me pjesëtarë të komuniteteve pakicë, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës.

Ai gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e avansimit të marrëdhënieve me Bosnje-Hercegovinën në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe përmendi edhe lehtësimin për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës të cilët nga 1 janari 2025 mund të udhëtojnë me letërnjoftime drejt Kosovës. Për këtë të fundit, kryeministri u shpreh se nuk është vetëm obligim nga Procesi i Brukselit, por edhe reflektim i dëshirës për ta afruar Prishtinën me Sarajevën përmes të rinjve, biznesmenëve dhe profesionistëve nga fusha të ndryshme.

Në përmbyllje, ai falënderoi zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi për punën e saj të palodhshme dhe këmbënguljen e saj për barazi.

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar vendin tonë, duke respektuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen.”, përfundoi kryeministri.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti e përthyer në shqip:

E nderuara zëvendëskryeministre Emilija Rexhepi,
Të nderuar anëtarë, simpatizues të Nova Demokratska Stranka (Partisë së Re Demokratike),
Të nderuar qytetarë të Prizrenit tonë të bukur,
Të nderuar mysafirë,
Zonja dhe zotërinj,
Mirëmbrëma të gjithëve,

Sot, me nderin e madh qëndroj para jush, që së bashku të festojmë 15 vite pune të pandërprerë të Partisë së Re Demokratike. Ky jubile përfaqëson jo vetëm një arritje politike, por edhe një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit boshnjak në Republikën tonë të përbashkët të Kosovës.

Boshnjakët janë të një rëndësie të paçmuar për vendin tonë. Kultura, gjuha dhe traditat që ju i kultivoni i japin vlerë të veçantë shoqërisë sonë. Trashëgimia juaj është pjesë e jona dhe ruajtja e identitetit tuaj është përgjegjësi e të gjithë neve. Vendi ynë është krenar për pasurinë e tij etnike dhe kulturore dhe së bashku po ndërtojmë një Kosovë që respekton diversitetin dhe kultivon unitetin e bazuar në të drejta dhe mundësi të barabarta.

Vizioni i qeverisë që e drejtoj është shteti ku respektohet diversiteti, por ku vlerat e përbashkëta na bashkojnë. Së bashku po ndërtojmë një Kosovë në të cilën çdo qytetar, pa dallim etnie apo feje, është i barabartë dhe ku secili ka të drejtë për jetë, arsim dhe punë dinjitoze.

Miq të nderuar,

Qeveria e Kosovës është thellësisht e përkushtuar për forcimin e të drejtave të njeriut dhe gjithëpërfshirjes. Avansimi i marrëdhënieve me Bosnje-Hercegovinën në aspektin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe në fushën e arsimit dhe kulturës është shumë i rëndësishëm. Prandaj hoqëm regjimin e vizave dhe mundësuam lirinë e lëvizjes nga Bosnja në Kosovë me letërnjoftime. Ky nuk është vetëm obligim ynë nga Procesi i Brukselit, por edhe reflektim i dëshirës sonë për t’i afruar Prishtinën dhe Sarajevën përmes të rinjve tanë, biznesmenëve dhe profesionistëve nga fusha të ndryshme. Nuk mund të lejojmë që nacionalizmi, urrejtja dhe shovinizmi të sundojnë dhe të pengojnë bashkëpunimin dhe afërsinë e popujve që janë të lidhur nga familja, miqësia dhe lidhjet historike.

Gjatë tre vjetëve të fundit, puna juaj për gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e komunitetit ka dhënë rezultate konkrete:

– Kemi mbështetur drejtpërdrejt arsimimin dhe aftësimin profesional të të rinjve nga komunitetet pakicë përmes programeve të bursave.
– Aktualisht është duke u zbatuar një program për komunitetet në vlerë prej 500 mijë eurosh, në të cilin përveç OJQ-ve dhe mediave nga komuniteti kanë mundur të aplikojnë edhe individë.
– Kemi ndërmarrë iniciativa që promovojnë kulturën dhe gjuhën e komuniteteve pakicë, duke ofruar mundësi për të gjithë që të marrin pjesë aktivisht në jetën kulturore të Kosovës.
– Kemi investuar në infrastrukturë në komunat me numër të konsiderueshëm të komuniteteve pakicë për të përmirësuar kushtet e jetesës.

Veçanërisht do të veçoja përpjekjet për formalizimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e pozitës së gruas.

Gjatë viteve të fundit kemi ofruar punë për më shumë se 12,000 gra, duke siguruar barazi ekonomike dhe gjithpërfshirje. Kemi ndërtuar dhe rinovuar gjithsej 25 shtëpi për pjesëtarët e komuniteteve pakicë, që është shembull konkret i përkushtimit tonë për përmirësimin e cilësisë së jetës së çdo qytetari.

Po kështu, buxheti për qytetin e Prizrenit, si simbol i diversitetit dhe unitetit, është rritur ndjeshëm në 3 vitet e fundit, duke mundësuar realizimin e projekteve kyçe që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së të gjithë qytetarëve të këtij rajoni.

Trashëgimia kulturore islame zë një vend të veçantë në mozaikun shumëngjyrësh, kulturor të Kosovës. Qeveria jonë mirëmbanë dhe ruan trashëgiminë e saj me përkushtim të madh. Shumë xhamija në Kosovë tani janë në një gjendje më të mirë dhe kështu u shërbejnë më mirë të gjithë besimtarëve dhe vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale gjatë gati 4 viteve të fundit. Nëpërmjet programit të restaurimit, ne mbrojmë besnikërinë e trashëgimisë fetare dhe e vendosim atë në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve të shumtë. Në shumë objekte islame, xhamija, hamame, teqe dhe tyrbe, punimet kanë përfunduar ose janë duke u zhvilluar. Investimi ynë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame nuk do të ndalet as në vitet në vijim, veçanërisht në komunën e Prizrenit kemi investuar më shumë se 4.5 milionë euro në restaurimin e shtëpive tradicionale, në kuadër të qendrës historike të Prizrenit, Hamamit të Gazi Mehmed Pashës, shtëpisë në rrugën Marin Barleti, kinemasë së parë, Konsullatës Austro-hungareze, kazermës së vjetër, hidrocentralit dhe muzeut arkeologjik.

Gjithashtu, në bashkëpunim me agjencinë turke TIKA, kemi filluar restaurimin e Xhamisë Bajrakli në Prizren.

Të dashur miq dhe bashkëpunëtor,

Partia e Re Demokratike, nën udhëheqjen e Emilija Rexhepit, simbolizon vizionin dhe përkushtimin. Falë punës së saj të palodhshme, të drejtat e komunitetit boshnjak janë në nivel më të lartë. Emilija, faleminderit për kontributin dhe këmbënguljen tuaj në luftën për barazi.

Si qeveri, ne vazhdojmë të forcojmë institucionet dhe politikat tona që promovojnë barazinë.

Viteve të fundit:

– Kemi ulur papunësinë nga 25.8% në 10.7%, duke krijuar mundësi për të gjitha komunitetet.
– Kemi kërkuar dhe kemi punuar për të përmbushur një kuotë prej 10% të të punësuarve nga komunitetet pakicë në çdo ministri dhe agjenci ekzekutive.
– Po hapim një zyrë për harmonizimin e gjuhëve që do të ketë më shumë se 10 përkthyes, ky është vetëm fillimi.
– Kemi përmirësuar shërbimet shëndetësore në komuna, duke përfshirë modernizimin e spitaleve, dhe një shembull i tillë është në Prizren.
– Kemi siguruar akses në arsim për të gjithë, me fokus të veçantë në programet e edukimit të fëmijërisë së hershme dhe politikat e përfshirjes për fëmijët nga komunitetet pakicë ose jo-shumicë.
– Rritëm buxhetin, i cili tani është 50% më i madh se në vitin 2021 kur morëm pushtetin. Buxheti i Kosovës në atë vit ishte 2.4 miliardë, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 3.6 miliardë.

Të dashur miq,

Po jetojmë në kohë të vështira si asnjëherë më parë. Tensionet gjeopolitike, luftërat në kontinentin tonë dhe më gjerë janë një situatë e përditshme, ku çdo ditë marrim lajme të këqija, tragjike për njerëz të vrarë. Por kjo luftë fizike, materiale që po zhvillohet, për shembull, në Ukrainë për shkak të agresionit rus, ka edhe një luftë tjetër që mund të mos jetë aq tragjike, që nuk ka pasoja aq të mëdha, por është shumë e rrezikshme për të ardhmen tonë, e kjo është lufta hibride. Federata Ruse shpiku luftën hibride dhe sot në Kosovë kemi një luftë hibride që vjen nga Beogradi zyrtar dhe Federata Ruse. Ne po e mbrojmë Republikën tonë të Kosovës nga lufta hibride që po na vjen nga fqinji ynë verior, por ju mbrone Partinë e Re Demokratike dhe komunitetin boshnjak nga lufta hibride.

Besoj fuqishëm se së bashku mund të ndërtojmë një vend dhe një shoqëri ku askush nuk mbetet i harruar.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, falënderoj Partinë e Re Demokratike për kontributin tuaj.

Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar vendin tonë, duke respektuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen.

Faleminderit dhe gëzuar!

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti e në gjuhën boshjake:

Poštovana potpredsednice vlade Emilija Redžepi,
Poštovani članovi, simpatizeri Nove Demokratske Stranke,
Poštovani gradjani prelijepog našeg Prizrena,
Cjenjene zvanice,
Dame i gospodo,
Dobro veče svima,

Danas stojim pred vama sa velikom čašću da zajedno proslavimo 15 godina neprekidnog rada Nove Demokratske Stranke. Ovaj jubilej predstavlja ne samo političko dostignuće već i značajan doprinos u očuvanju bošnjačkog identiteta u našoj zajedničkoj Republici Kosovo.

Bošnjaci su od neprocenjivog značaja za našu državu. Kultura, jezik i tradicija koju njegujete daju posebnu vrijednost našem društvu.

Vaše nasledje je dio nas i očuvanje vašeg identiteta jeste odgovornost svih nas. Naša država se ponosi svojim etničkim i kulturnim bogatsvom a zajednički gradimo Kosovo koje poštuje različitosti i njeguje jedinstvo zasnovan na jednakim pravima i mogućnostima.

Vizija vlade koju predvodim jeste država u kojoj se različitosti poštuju ali gdje nas zajedničke vrijednosti povezuju. Zajedno gradimo Kosovo u kojoj je svaki gradjanin, bez obzira na etničku i vjersku pripadnost ravnopravan i gdje svi imaju pravo na dostojanstven život, obrazovanje i rad.

Cjenjeni prijatelji,

Vlada Kosova duboko je posvećena jačanju ljudskih prava i uključivosti.

Unapredjenje odnosa sa Bosnom i Hercegovinom u smislu ekonomske suradnje, kao i one u oblasti obrazovanja i kulture je veoma bitna. Zbog toga smo i ukinuli vizni režim i omogućili slobodu kretanja iz Bosne prema Kosovu ličnim kartama. To nije samo naša obaveza iz Briselskog procesa već i odraz naše želje da zbližimo Prištinu i Sarajevo preko naše omladine, privrednika i profesionalaca iz različitih oblasti. Ne možemo dozvoliti da nacionalizam, mržnja i šovinizam pravladjuju i spriječe saradnju i bliskost naroda koje medjusobno povezuju porodične, prijateljske ali i istorijske veze.

U protekle 3 godine, vaš rad na sveobuhvatnosti i osnaživanju zajednica dao je konkretne rezultate:

– Direktno smo podržali obrazovanje i profesionalno osposobljavanje mladih iz manjinskih zajednica preko programa stipendija.
– U toku je sprovodjenje programa za zajednice u vrednosti od 500 hiljada evra, na koje su osim nevladinih organizacija i medija iz zajednica, mogli aplicirati i pojedinci.
– Pokrenuli smo inicijative koje promovišu kulturu i jezik manjinskih zajednica pružajući priliku svima da aktivno učestvuju u kulturnom životu Kosova.
– Investirali smo u infrastrukturu u opštinama sa značajnim brojem pripadnika manjinskih zajednica kako bismo unaprijedili uslove života.

Posebno bih istakao napore za formalizaciju radnih mjesta i unapredjenje položaja žena. Tokom poslednjih godina objezbijedili smo radna mjesta za više od 12 hiljada žena, čime smo osigurali veću ekonomsku jednakost i inkluzivnost.

Izgradili smo i renovirali ukupno 25 kuća za pripadnike manjinskih zajednica što je konkretan primer naše posvećenosti unapredjenju kvaliteta života svakog gradjanina.

Isto tako, budžet za grad Prizren, kao simbol različitosti i jedinstva, značajno je povećan u poslednje 3 godine, omogućavajući realizaciju ključnih projekata koje direktno doprinose unapredjenju života svih gradjana ovog kraja.

Islamska kulturna baština zauzima posebno mjesto unutar šarenog, kulturnog mozaika Kosova. Naša vlada održava i čuva svoju baštinu sa izrazitom posvećenošću. Mnoge džamije na Kosovu su danas u boljem stanju i tako bolje služe svim vjernicima i posjetiocima, što je rezultat profesionalnih restauracija u protekle skoro 4 godine. Kroz program restauracije štitimo vjernost vjerske baštine i stavljamo ih na uslugu zajednici i mnogobrojnim posjetiocima.

Na mnogim islamskim objektima, džamijama, hamamima, tekijama i turbetima, radovi su završeni ili su u toku. Naše ulaganje u zaštiti islamske kulturne baštine neće stati ni u godinama koje dolaze. Posebno u opštini Prizren uložili smo više od 4 i po milijona evra u restauraciji tradicionalnih kuća, unutar istorijskog centra Prizrena, Gazi Mehmed Pašinog hamama, kuću u ulici Marin Barleti, prvog kina, Austro-ugarskog konzulata, stare kasarne, hidroelektrane i Arheološkog muzeja. Takodjer, u suradnji sa turskom agencijom TIKA započeli smo restauraciju Bajrakli džamije u Prizrenu.

Dragi prijatelji i saradnici,

Nova Demokratska Stranka, pod vodstvom Emilije Redžepi, simbolizuje viziju i posvećenost. Zahvaljujući njenom neumornom radu, prava bošnjačke zajednice prepoznata su na najvišem nivou. Emilija, hvala Vam na vašem doprinosu i upornosti u borbi za jednakost.

Kao vlada nastavljamo ojačati naše institucije i politike koje promovišu jednakost.

U proteklim godinama:

-Smanjili smo nezaposlenost od 25,8% na 10,7%, stvarajući prilike za sve zajednice.
– Tražili smo i radili na ispunjenosti kvote od 10% zaposlenih iz manjinskih zajednica u svakom ministarstvu i agenciji izvršne vlasti.
– Otvaramo kancelariju za jezičku harmonizaciju koja će imati više od 10 prevodilaca i to samo za početak.
– Poboljšali smo zdravstvene usluge u opštinama uključujući modernizaciju bolnica a jedan od primjera jeste to u Prizrenu.
– Osigurali smo slobodan pristup obrazovanju za sve, sa posebnim fokusom na programe ranog obrazovanja i politike uključivosti za djecu iz manjinskih ili nevećinskih zajednica.
– Povećali smo budžet koji je danas 50% veći u odnosu na onaj iz 2021 godine kada smo preuzeli vlast. Te godine, budžet Kosova je bio 2,4 milijardi a sledeće godine budžet će biti 3,6 milijardi.

Dragi prijatelji,

Živimo u teškim vremenima kao nikad prije. Geopolitičke tenzije, ratovi u našem kontinentu i šire su svakodnevna situacija, gdje dobivamo svaki dan loše, tragične vesti ubijenih ljudi. Ali taj fizički, materijalni rat koji se odvija na primer u Ukrajini zbog ruske agresije, takodje ima jedan drugi rat koji možda nije toliko tragičan, nema toliko velikih posledica ali ipak je veoma opasno za našu budućnost, a to je hibridni rat. Ruska federacija je izumela hibridni rat a danas na Kosovu mi imamo hibridni rat koji dolazi iz zvaničnog Beograda i iz ruske federacije. Mi čuvamo našu Republiku Kosovo od hibridnog rata, koji nam dolazi od našeg severnog suseda, ali i vi čuvajte od hibridnog rata Novu Demokratsku Stranku i bošnjačku zajednicu.

Snažno vjerujem da zajedno možemo izgraditi državu i društvo koje niko nije zaboravljen.

U ime vlade Kosova, zahvaljujem se Novoj Demokratskoj Stranci na vašem doprinosu. Zajedno ćemo nastaviti da radimo na jačanju naše države, poštujući prošlost i gradeći budućnost.

Hvala Vam i živjeli!

 

Last modified: 22 Dhjetor, 2024

Comments are closed.