Zyra e Kryeministrit

Vendoset gurthemeli i “Tregut të Gjelbër” në Podujevë

29 Nëntor, 2024

 

Podujevë, 29 nëntor 2024

Qëndrimin e tij në Komunën e Podujevës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, e përmbylli me vënien e gurthemelit të “Tregut të Gjelbër”, pas vënies së gurthemelit të Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Ali Ajeti” dhe atij të Shkollës së Mesme Profesionale, po në këtë komunë.

Ky projekt ka vlerë të investimit prej 1.44 milionë euro, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 1600 metra katrorë. Objekti do të ketë tri nivele: podrumin, katin përdhese dhe katin e parë.

Do ketë depo, parking për 30 vetura, dyqane dhe hapësirë për rreth 40 tezga për fruta dhe perime. Sipas planit dinamik, punimet parashihen të përfundojnë brenda 300 ditëve.

Tregu i ri i Gjelbër do të jetë një qasje shtesë si për qytetarët konsumatorë dhe për bizneset e Llapit e më gjerë.

Last modified: 29 Nëntor, 2024

Comments are closed.