Prishtinë, 23 dhjetor 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festave të fundvitit organizoi një pritje për gazetarë.
Kryeministri Thaçi i ka falënderuar gazetarët për punën e bërë gjatë vitit 2009, për kontributin e jashtëzakonshëm me prezantimin e gjithë procesit që Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses të plotë.
“Ka qenë një vit i suksesit për shtetin tonë, për qytetarët. Ju falënderoj juve përfaqësuesit e gjitha mediave për prezantimin korrekt të punës së qeverisë, e po ashtu ju falënderoj edhe për vërejtjet dhe kritikat” – u shpreh kryeministri Thaçi, duke shtuar se: “nëse ndokush meriton vlerësimin më të lartë gjatë këtij viti për gjitha angazhimet, ju jeni nga ata që meritoni këtë vlerësim më të lartë për klimën e krijuar të shprehjes së lirë, mediave të lira”.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ritheksoi përkushtimin e përhershëm të tij dhe të qeverisë për partneritet të vazhdueshëm për kultivimin e medias së lirë në Kosovë.
Last modified: 23 Dhjetor, 2009